Sport 15 April 2025, 15:45 Nga VNA

“Bastet e Ferrit” – Futbollistët e Serie A në kthetrat e mafies!

Ndaje në Whatsapp
“Bastet e Ferrit” – Futbollistët e Serie A në

Skandali i basteve të paligjshme që ka shpërthyer në futbollin italian vazhdon të zgjerohet, ndërsa mediat italiane kanë publikuar detaje të reja tronditëse nga hetimet. Futbollistë të njohur të Serie A janë përfshirë në baste me vlera marramendëse, duke luajtur qindra mijëra euro në pak orë dhe duke rënë pre e borxheve të mëdha ndaj rrjeteve kriminale.

Në qendër të hetimeve ndodhen Nicolo Fagioli dhe Sandro Tonali, dy mesfushorët e njohur të futbollit italian, të cilët janë përballur me ndëshkime nga drejtësia sportive. Fagioli, që në kohën e ngjarjes ishte pjesë e Juventusit dhe aktualisht luan për Fiorentinën, sipas dosjeve hetimore, luante deri në 250 mijë euro në vetëm pak orë, duke akumuluar një borxh prej mbi 2.2 milionë euro ndaj rrjeteve të krimit të organizuar.

Hetimet kanë zbuluar se futbollistët, për shkak të borxheve, janë përballur me presione të mëdha dhe kërcënime nga grupe kriminale, të cilat i detyronin të paguanin shuma të mëdha në dorë. Në raste të tjera, për të pastruar paratë, ata janë detyruar të kryejnë blerje fiktive të sendeve luksoze si orë dhe bizhuteri.

Sandro Tonali, ish-lojtar i Milanit dhe aktualisht pjesë e Newcastle në Premier League, rezulton të ketë qenë gjithashtu nën presion të vazhdueshëm për të shlyer borxhet e krijuara nga bastet. Ai ka qenë një tjetër emër kryesor në hetimet e Prokurorisë së Milanos, që tashmë ka vënë nën hetim 12 futbollistë dhe dhjetëra persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e basteve të paligjshme.

Ky skandal ka tronditur themelet e futbollit italian, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë rrjetin që ka përfshirë lojtarë profesionistë, organizatorë basteje dhe figura të krimit të organizuar.

Prokuroria e Milanos ka shpallur zyrtarisht nën hetim 12 futbollistë dhe dhjetëra persona të tjerë, në një skemë që ngjan më shumë me një film mafioz sesa me një histori sportive.

Serie A është në krizë, dhe pas këtij skandali, asgjë nuk do të jetë më si më parë!

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme