Sport 23 March 2025, 21:22 Nga VNA

Kosova mposht Islandën edhe në ndeshjen e dytë, “Dardanë” kalojnë në Ligën B të Nations League

Ndaje në Whatsapp
Kosova mposht Islandën edhe në ndeshjen e dytë,

Kosova ka mposhtur Islandën edhe në ndeshjen e kthimit me rezultatin 1-3, duke siguruar kështu kalimin në Ligën B të Nations League.

Islanda ishte e para që shënoi shumë shpejt, që në minutën e parë, me anë të Oskarsson. “Dardanët” u përpoqën që të futueshin në lojë dhe përmbysën llogaritë që në pjesën e parë, falë një dopiete te Muriqit.

Muriqi kompletoi tripletën personale në minutën e 79-të, pas një asisti të Emërllahut. Kosova shkon kështu në Ligën B të Nations League, me plot meritë.

Kujtojmë se ndeshja e parë përfundoi 2-1 për Dardanët.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme