Sport 18 March 2025, 18:28 Nga VNA

Grupet e tifozëve bashkohen kundër FSHF

Ndaje në Whatsapp
Grupet e tifozëve bashkohen kundër FSHF

Pas vendimit të diskutueshëm për të përjashtuar tifozët e organizuar nga stadiumi, duke mos u rezervuar bileta grupimeve që kanë qenë historikisht në mbështetje të Kombëtares, uniteti në tribuna është rritur.

Tifozat Kuq e Zi njoftuan se: “Pas një takimi të përbashkët vëllazëror dhe qëllim-mirë, vendosën të jenë bashkë me Illyrian Elite në sfidat që kanë përpara”.

Sipas Tifozave Kuq e Zi “bashkimi e bën fuqinë, e së bashku kemi vetëm dashuri për Kombëtaren, që është më e madhe se pazaret e federatës". Ata e mbyllën njoftimin me dorezën e sfidës: Shihemi së shpejti!

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme