Sport 4 Mars 2025, 18:26 Nga VNA

Derbi Real Madrid-Atletico/ Kë favorizojnë statistikat dhe detajet pikante nga përballjet mes tyre

Ndaje në Whatsapp

Kur flitet për një përballje si ajo mes Realit të Madridit dhe Atletikos, natyrisht që nga pas është një histori e mbushur me plot me zhvillime. Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka bërë një përmbledhje të disa statistikave që kanë lidhje me përballjen e sotme.

Real dhe Atletico luajnë për një biletë në fazën tjetër të kualifikimit në Champios. Përballja e parë do të jetë sonte dhe ndeshja e kthimit 1 javë më pas.

Histori dhe Detaje për derbin madrilen

TRI BARAZIME NË TRI DERBET E FUNDIT NË “BERNABEU” – Në tri përballjet e fundit mes dy gjigantëve të Madridit në stadi.umin “Santiago Bernabeu”, nuk ka pasur asnjë fitues. E veçanta është se të gjitha ndeshjet janë mbyllur në barazim 1-1. Barazimi i fundit ishte ai në La Liga më 8 shkurt, kur golit të Julian Alvarez (11-m) për mysafirët iu përgjigj Mbape për Realin.

 

EUROPA E GJITHA PËR REALIN – Në secilën nga pesë përballjet në fazën e eliminimeve në Ligën e Kampionëve ose Kupë e Kampioneve, Reali ka dalë gjithmonë fitues përballë Atletikos. Përballja e fundit daton në sezonin 2016-2017 në gjysmëfinale (3-0 në ndeshjen e parë në “Bernabeu” dhe 2-1 në ndeshjen e kthimit në “Calderón”).

 

GJYQTARI DHE KARTONI I KUQ PËR SIMEONEN – Ndër precedentët e arbitrit të ndeshjes, francezit Klement Turpë, spikat përjashtimi i Diego Simeones në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League kundër Arsenalit, të luajtur më 26 prill 2018 në Londër. Trajneri i Atletikos ofendoi arbitrin dhe u dënua me katër ndeshje pezullim.

NJË DERBI 12.5 MILIONË EURO – Fituesi i ndeshjes do të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me një çmim prej 12.5 milionë euro. Reali deri më tani ka fituar 49.7 milionë euro në këtë edicion të Champions, ndërsa Atletiko ka fituar 53.5 milionë deri më tani.

ATLETIKO, NJË HUMBJE NË 26 NDESHJET E FUNDIT – Atletiko ka humbur vetëm një nga 26 ndeshjet e fundit, atë kundër Leganes në “Butarque”. Kjo ecuri përfshin pesë fitore radhazi në Ligën e Kampionëve.

PORTA E PASTËR – Atletiko ka ruajtur portën e saj të paprekur në 18 nga 40 ndeshjet e saj në këtë sezon, (45%), ndërsa Reali i Madridit e ka bërë këtë në 16 nga 44 ndeshjet e tyre (36%). Në vitin 2025, skuadra bardhekuq mbajti portën e pastër në gjysmën e katërmbëdhjetë ndeshjeve të saj, kurse skuadra e bardhë vetëm në gjashtë nga 18 ndeshjet e saj.

TRAJNERËT, 26 NDESHJE MES TYRE – Dy trajnerët përkatës, Ançeloti (Real) dhe Simeone (Atletiko) janë përballur në 26 raste, me një bilanc të barabartë: nëntë fitore për secilin dhe tetë barazime

REALI NJË “TREN” NË SHTËPI – Reali ka shënuar 17 gola në pesë ndeshje në shtëpi në Ligën e Kampionëve të këtij viti, me një shifër që i kalon 3 golat për ndeshje. “Los Blancos” kanë fituar 21 nga 28 ndeshjet e fundit evropiane në shtëpi.

MBAPE – Kilië Mbape ka shënuar 14 gola në 13 ndeshjet e tij të fundit për Realin, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit në këtë sezon me 28 rrjeta.

JULIAN ALVAREZ – Golashënuesi më i mirë i Atletikos, Julian Alvarez, ka shënuar 21 gola këtë sezon, katër prej tyre në tre ndeshjet e fundit në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku shënoi dhe golin e barazimit mes dy skuadrave më 8 shkurt.

Video

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Nga Brukseli, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri me dije se vendi i tij nuk do t’i bashkohet nismës amerikane "Bordi i Paqes", pasi “është jashtë kornizës së OKB-së dhe nuk ka përfshirë Palestinën”. Videocredits: DW

Zotërinj udhëheqësa a mund të rrini në rradhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës. Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante. Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat. Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat. "Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA; U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje. Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme