Sport 14 January 2025, 15:42 Nga VNA

Martesa arabe vazhdon, Cristiano Ronaldo me Al-Nassr deri në 2026

Ndaje në Whatsapp
Martesa arabe vazhdon, Cristiano Ronaldo me Al-Nassr deri në 2026

  • Shtypi saudit raporton se CR7 është gati të firmosë për 200 milionë euro.

Martesa arabe vazhdon. Cristiano Ronaldo është gati të nënshkruajë zgjatjen e kontratës me Al-Nassr deri në qershor të vitit 2026. Sipas shtypit saudit, të cituar nga media spanjolle, marrëveshja është mbyllur dhe CR7, i cili në shkurt do të festojë ditëlindjen e tij të 40-të, do të vazhdojë të luajë në Saudi League me një rinovim prej 200 milionë eurosh. Në të ardhmen e kampionit portugez ishte shfaqur edhe mundësia për të përfunduar karrierën në Amerikë, në MLS, për të rikthyer rivalitetin e përjetshëm me Leo Messin. Por, siç duket, Ronaldo do të qëndrojë në Arabinë Saudite, vend për të cilin ai është bërë gjithashtu ambasador në kuadër të Kupës së Botës 2034.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme