Sport 15 December 2024, 19:45 Nga VNA

Kategoria Superiore/ Teuta mposht Egnatian, Skënderbeu dhe Bylisi ndajnë pikët në barazim

Ndaje në Whatsapp
Kategoria Superiore/ Teuta mposht Egnatian, Skënderbeu dhe Bylisi

Dy ndeshjet e fundit të javës së 18-të të Kategorisë Superiore prodhuan rezultate të papritura. Teuta arriti një fitore të ngushtë 2-1 kundër Egnatias në "Niko Dovana". Fillimisht, Egnatia rrezikoi me një mundësi të mirë nga Aleksin, por pa arritur të shënojë. Takimi u hap që në minutën e katërt, kur Boçi shënoi dhe ndezi atmosferën festive për vendasit.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë tentuan të reagojnë, ku Lushkja kreu një goditje nga distanca në fund të pjesës së parë, por pa gjetur rrjetën. Pjesa e dytë ishte e luftuar, me raste të shumta për të dy skuadrat. Toma shënoi në minutën e 74-t, duke dyfishuar avantazhin për Teutën, ndërsa Bakajoko pak minuta më vonë i dha një shpresë të vogël Egnatias me një gol të ngushtë, por gjithçka mbeti aty. Zejnullai pati mundësinë e artë për të barazuar nga penalltia në fund të ndeshjes, por gaboi dhe humbi rastin për të shpëtuar Egnatian nga humbja.

Pas kësaj fitoreje, Teuta renditet e gjashta, ndërsa Egnatia zbret në vendin e katërt.

Në një tjetër ndeshje, Skënderbeu dhe Bylisi barazuan 2-2, duke mbajtur pozitat e fundit në renditje.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme