Sport 1 December 2024, 20:16 Nga VNA

Ankth në ndeshjen Fiorentina-Inter, lojtari bie pa ndjenja në fushë (Video)

Ndaje në Whatsapp
Ankth në ndeshjen Fiorentina-Inter, lojtari bie pa ndjenja në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në minutat e para të ndeshjes mes Fiorentinës dhe Interit në Serinë A. Sfida u ndërpre pas një incidenti shëndetësor të rëndë, ku mesfushori i Interit, Edoardo Bove, pësoi një kolaps në fushë.

Pak minuta pas fillimit të ndeshjes, kur gjyqtari anuloi një gol të Interit dhe po shpjegonte vendimin pranë pankinës së zikaltërve. Bove ishte duke rregulluar këpucët, u ngrit në këmbë, dhe më pas ra papritmas pa ndjenja.

Shokët e tij të skuadrës e rrethuan menjëherë dhe shpërthyen në lot, ndërkohë që kërkohej ndihma e stafit mjekësor. Lojtari u transportua urgjentisht me ambulancë drejt spitalit, ndërsa ndeshja u ndërpre dhe të dy ekipet u tërhoqën në dhomat e zhveshjeve, duke pritur më shumë informacion. Video

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme