Sport 26 November 2024, 12:57 Nga VNA

Gara për FSHA/ Luiza Gega: Manipulimet e kaluara po rikthehen

Ndaje në Whatsapp
Gara për FSHA/ Luiza Gega: Manipulimet e kaluara po rikthehen

Në prag të zgjedhjeve për kryesinë e Federatës Shqiptare të Atletikës (FSHA), situata është tensionuar, duke nxitur reagime të forta nga kampionia europiane dhe rekordmenia shqiptare, Luiza Gega. Ajo ka ngritur zërin kundër padrejtësive dhe manipulimeve që, sipas saj, po përfshijnë procesin zgjedhor dhe dëmtojnë sportin shqiptar.

Në zgjedhjet që priten të mbahen më 4 dhjetor, kandidati aktual për president, Taulant Stërmasi, dhe vetë Luiza Gega si anëtare e këshillit drejtues, janë skualifikuar nga grupi i punës për asamblenë zgjedhore. Kjo ka lënë në garë vetëm ish-atletin Izmir Smajlaj, një zhvillim që ka ngjallur polemika të shumta.

Luiza Gega ka deklaruar publikisht shqetësimin e saj, duke e konsideruar situatën një shkelje të drejtësisë dhe parimeve të sportit të pastër. Ajo e ka akuzuar hapur Smajlajn dhe mbështetësit e tij për përfshirje në manipulime të mëparshme, duke kujtuar dënimet e mëdha që Federata Botërore e Atletikës i dha FSHA-së dhe drejtuesve të saj dy vite më parë.

Gega, përmes një mesazhi të gjatë publik, është shprehur se nuk mund të heshtë ndaj padrejtësive. “Kam luftuar gjithë jetën për të ndërtuar një të ardhme të ndershme për sportistët e vendit tim. Nuk mund të qëndroj indiferente kur shoh që manipulimet e kaluara po rikthehen me të njëjtën fytyrë,” tha ajo.

Ajo përmendi se Federata Botërore e Atletikës kishte dënuar më parë ish-presidentin Gjergj Ruli, sekretarin Nikolin Dionisi dhe vetë Izmir Smajlajn për manipulimin e rezultateve në garat kombëtare. Sipas Gegës, këto skandale kanë dëmtuar rëndë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Gega theksoi se puna e bërë gjatë dy viteve të fundit për të rikthyer besimin në atletikën shqiptare është në rrezik. “Kemi kaluar një periudhë të vështirë, ku rezultatet tona nuk njiheshin në arenën ndërkombëtare për shkak të manipulimeve. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë kam garuar jashtë vendit, në pista ndërkombëtare, për të mos qenë pjesë e këtyre lojërave të ndyra,” deklaroi ajo.

Ajo bëri thirrje për transparencë dhe ndershmëri në procesin zgjedhor dhe kërkoi që sportistët e rinj të mos shkatërrojnë ëndrrat e tyre nga padrejtësitë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme