Sport 25 November 2024, 18:42 Nga VNA

FSHF ndryshon dënimin për Tiranën, tifozët do jenë në tribunë në derbin me Partizanin

Ndaje në Whatsapp
FSHF ndryshon dënimin për Tiranën, tifozët do jenë

Komisioni i Apelit në FSHF ka anuluar dënimin të cilin Komisioni i Disiplinës dhe Etikës kishte vendosur për Tiranën, që e detyronte të luante pa tifozë deri në fund të sezonit. Dënimi ka ndryshuar, duke u bërë me tetë ndeshje pa spektatorë, nga të cilat tri janë kryer tashmë dhe pjesa tjetër është pezulluar me kusht.

Dënimi erdhi pas ngjarjes në ndeshjen me Vllazninë, më 30 tetor, ku tifozët e Tiranës shkaktuan ndërprerjen e lojës, e cila përfundoi 3-4 në favor të shkodranëve. Pas atij incidenti, Tirana luajti pa tifozë në ndeshjet me Egnatias, Bylisin dhe Elbasanin. Me vendimin e Apelit, në derbin e 1 dhjetorit me Partizanin, tifozët e Tiranës do të mund të jenë të pranishëm në stadium.

Vendimi i Apelit:

Komisioni i Apelit pasi mori në shqyrtim ankimin e Klubit të Futbollit Tirana,

Vëren se:

Me vendimin nr.13, pika 1 datë 01.11.2024 Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur të marrë kundrejt KF Tirana, masat disiplinore si më poshtë vijon:

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit mik, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë.

Më datë 09.11.2024 KF Tirana, ka paraqitur ankim me objekt:

Rrëzimin e Vendimit13, pika 1 datë 01.11.2024 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

Komisioni i Apelit të Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, dogjoi përfaqësuesit e Klubit të Futbollit Tirana, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjen në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 65 e vijues të Kodit të Disiplinës dhe Etikës,

VENDOSI:

Lënien në fuqi të masës së dënimit me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

Ndryshimin e pjesës tjetër të vendimit duke vendosur:

Dënimin e Klubit të Futbollit Tirana për zhvillimin e të 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë.

Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit prej 5 (pesë) ndeshjesh.

Pezullimi i dënimit revokohet nëse gjatë periudhës së provës KF Tirana kryen një shkelje tjetër të natyrës dhe rëndësisë së ngjashme.

Periudha e provës do të jetë deri në përfundim të sezonit futbollistik 2024-2025.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme