Sport 18 November 2024, 18:12 Nga VNA

Silvinjo: Shqipëria synon vendin e parë në grup, ndaj Ukrainës do të luajmë vetëm për fitoren

Ndaje në Whatsapp
Silvinjo: Shqipëria synon vendin e parë në grup, ndaj

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo, theksoi se ekipi synon vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve. Ai shprehu se kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren në sfidën ndaj Ukrainës për të mbajtur gjallë shpresat për objektivin e vendosur që në fillim të kompeticionit.

Gjatë konferencës për shtyp, Silvinjo u pyet nëse mund të luajë me dy sulmues në qendër. Ai u përgjigj se nuk e preferon këtë formacion, por theksoi se do të vendoset për formacionin përfundimtar pas analizës së mundësive që ofron ndeshja.

"Uzuni është një sulmues i dytë dhe shfrytëzon hapësirat, por gjatë kualifikuesve nuk kemi luajtur kurrë me dy sulmues qendrorë. Mund të shqyrtojmë mundësinë për dy sulmues, por do të vendosim pas analizës", shtoi ai. Silvinjo e bëri të qartë se preferon të luajë me një sulmues qendror dhe një tjetër më tërhequr.

Trajneri gjithashtu vuri në dukje balancën e grupit dhe theksoi se çdo gjë mund të ndodhë në ndeshjen e fundit.

"Të katër ekipet kanë bërë një paraqitje të mirë në Europian. Ne do të tentojmë të fitojmë, sepse luajmë para tifozëve tanë. Kjo është ndeshja e fundit, dhe kemi mundësinë për të mbyllur të parët. Do të japim maksimumin për të arritur këtë objektiv", u shpreh ai.

Silvinjo nënvizoi se, pavarësisht çdo faktori të mundshëm, Shqipëria do të futet në fushë me vetëm një synim: fitoren. "Në futboll gjithçka mund të ndodhë, por objektivi ynë mbetet vendi i parë. Futbolli nuk është një sport për t'u luajtur me frikë, dhe ne do të luftojmë deri në fund për këtë rezultat", përfundoi trajneri.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme