Sport 15 November 2024, 20:29 Nga VNA

“Kemi avantazh tifozët tanë”, Silvinjo para duelit me Çekinë: Kemi 2-3 lojtarë me probleme

Ndaje në Whatsapp
“Kemi avantazh tifozët tanë”, Silvinjo para duelit me

Shqipëria do të presë nesër Çekinë në stadiumin "Arena Kombëtare" në Tiranë, në kuadër të Ligës së Kombeve, me ndeshjen që do të zhvillohet në orën 20:45. Ky takim është shumë i rëndësishëm për Grupin B1 dhe mund të përcaktojë fatet e kualifikimit.

Në prag të ndeshjes, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, shprehu optimizëm dhe theksoi rëndësinë e një performance të plotë dhe pa kompromis. Ai e cilësoi përballjen me Çekinë si një sfidë të vështirë, ku skuadra duhet të japë maksimumin për të arritur sukses. "E kemi thënë që është një grup shumë i vështirë, nëse nuk është më i vështiri, është mes tyre. Duhet të shkojmë në fushë në 100%. Kemi shanse të mira nëse japim 100%," tha trajneri brazilian.

Silvinjo u ndal edhe te strategjia e ekipit kundërshtar, duke theksuar se Çekia është një skuadër fizike dhe të fortë, me lojtarë të talentuar si Shulc, Çeri dhe Provod. Ai shprehu besim te cilësitë teknike dhe taktike të Shqipërisë, duke shtuar se është e rëndësishme që skuadra të hyjë në fushë me shumë zemër dhe shpirt.

Sa i përket formacionit, Silvinjo tha se ka disa mundësi për të zgjedhur, duke përmendur Uzunin, i cili është një lojtar i rëndësishëm në sulm, megjithëse jo një sulmues tipik. Trajneri brazilian tha gjithashtu se do të bëhet një vlerësim pas stërvitjes për të parë gjendjen e disa lojtarëve që kanë pasur probleme fizike.

Në lidhje me mentalitetin e skuadrës, Silvinjo theksoi se lojtaret janë të gatshëm të japin gjithçka dhe se nuk kanë frikë nga kundërshtari. "Nuk ka frikë nga kundërshtarit apo ndeshjes, hyjmë në fushë për 100%," u shpreh ai.

Një tjetër aspekt që trajneri brazilian vuri në dukje ishte rëndësia e reagimit të skuadrës pas një goli të pësuar. Ai theksoi se eksperienca dhe përqendrimi janë çelës për të kaluar momentet e vështira dhe për të rikuperuar lojën.

Me një stadium që pritet të jetë plot me tifozë, Shqipëria do të kërkojë të fitojë për të forcuar shanset e saj për kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kombeve.

 

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme