Sport 8 Nëntor 2024, 12:46 Nga VNA

Sylvinho: “Dy ndeshje vendimtare në shtëpi, jemi gati të luftojmë deri në fund”

Ndaje në Whatsapp

Trajneri i Kombëtares Kuqezi, Sylvinho, ka folur në një konferencë për shtyp përpara nisjes së grumbullimit të ekipit, në prag të dy ndeshjeve vendimtare të Ligës së Kombeve, kundër Çekisë dhe Ukrainës. Duke analizuar situatën e ekipit, ai theksoi disa pika të rëndësishme që lidhen me përgatitjet dhe objektivat.

Sylvinho përmendi se ka pesë lojtarë që rrezikojnë të humbasin ndeshjen e fundit nëse marrin një karton të verdhë. Për këtë arsye, ai ka përfshirë një grup më të gjerë lojtarësh, duke marrë në konsideratë gjithashtu gjendjen shëndetësore të Kumbullës, Barës dhe Manajt, për të cilët duhet të pritet vlerësimi i mjekëve.

“Ka një avantazh që dy ndeshjet e fundit do t’i luajmë në shtëpi,” tha Sylvinho. “Mund të jemi të parët. Në këtë grup, gjithçka mund të ndodhë, pasi të katër skuadrat kanë marrë pjesë në Euro 2024.”

Ai e cilësoi situatën me shumë lojtarë të disponueshëm si një “dhimbje koke të mirë” për një trajner. “Është arritje e madhe që jemi ende në lojë deri në dy ndeshjet e fundit. Për mua, është më mirë të kem sa më shumë opsione,” shtoi ai, duke shprehur kënaqësinë për formën e mirë të lojtarëve si Muçi dhe Bajrami.

Sylvinho gjithashtu u shpreh se ekipi do të përgatitet maksimalisht gjatë pesë ditëve të ardhshme, me përpjekje të mëdha dhe shpresë për të arritur rezultate pozitive në këto ndeshje të vështira.

Mungesa e Kristjan Shpendit

Kemi thirrur shumë lojtarë nga U-21, si Mario, Fetain. Më vjen keq për Pajazitin që është i dëmtuar. Ishte e vështirë për të thirrur lojtarë të tjerë. Shpendi po shënon është në formë të mire, por aktualisht është e pamundur, pasi nuk duhet të thërrasim lojtarë e mos ti aktivizojmë. Rikujtoj edhe Medon Berisha, pasi ai ka 15 ditë që nuk stërvitet, ndaj nuk mund ta thërrisnim.

Muçi dhe Uzuni

Situata e Manaj duhet vlerësuar. Daku është i skualifikuar për ndeshjen e pare. Muçi është një trekuartist, Uzuni luan më shumë në krah. Ata janë lojtarë me karakteristika të ndryshme. Do të shohim në stërvitje, do të flasim me lojtarët e do të vendosim.

E ardhmja

Kemi shumë lojtarë të rinj e shumë të talentuar. Nuk duhet t’i bëjmë presion. Ata s’do të jenë që nesër gati për të bërë diferencën në fushë. Ata kanë nevojë për më shumë kohë që të fitojnë eksperiencën e nevojshme. Ka një proces në kombëtare. Jemi munduar të krijojmë një lloj ekuilibri mes lojtarëve me eksperiencë dhe atyre të rinj.

Çekia dhe Ukraina

Janë skuadra shumë të forta. Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Ne jemi aty, luajmë si të barabartë me këto skuadra. U them lojtarëve gjithmonë: Të jemi në lojë deri në fund, të kemi shanset tona. Për mua kjo që po bëjmë është diçka e madhe. A ka vend për përmirësim? Sigurisht që po, lojtarët une, të gjithë mund të përmirësohemi.

Formacioni dhe aspekti taktik

Edhe Çekia e ka patur të vështirë të luante përballë nesh. Jemi përmirësuar shumë. Të luash ndeshje në këto lloj nivelesh përballë skaudrave të tilla, për ne është krenari, që vijmë në fund të kësaj fushate dhe jemi në lojë. Çekia është skuadër e fortë. Duhet të luajmë një ndeshje të madhe nëse duam të fitojmë. Jam krenar për skuadrën time.

Video

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Nga Brukseli, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri me dije se vendi i tij nuk do t’i bashkohet nismës amerikane "Bordi i Paqes", pasi “është jashtë kornizës së OKB-së dhe nuk ka përfshirë Palestinën”. Videocredits: DW

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme