Sport 28 October 2024, 23:56 Nga VNA

Rodri shpallet fitues i “Topit të Artë” për vitin 2024

Ndaje në Whatsapp
Rodri shpallet fitues i “Topit të Artë” për vitin

Siç pritej futbollisti i kombëtares spanjolle dhe i klubit Manchester City, Rodri, është shpallur fitues i “Topit të Artë” për vitin 2024.

Mesfushori spanjoll është shpërblyer për paraqitjet e tij të jashtëzakonshme me klubin dhe kombëtaren. Ai ka kontribuar në mënyrë të dukshme në suksesin e Cityt, duke ndihmuar në fitimin e titullit të katërt radhazi në Premier League. Statistikat flasin vetë pasi në sezonin 2023/2024, Rodri ka shënuar 17 gola, si dhe ka asistuar në momente vendimtare.

Për kombëtaren spanjolle, aktualisht kampione e Evropës, ai ka luajtur 13 ndeshje gjatë këtij sezoni, duke shënuar gjithashtu tri gola. Rodri e kaloi Vinicius në garën për “Topin e Artë”, duke e siguruar kështu këtë trofe të rëndësishëm.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme