Sport 28 October 2024, 23:27 Nga VNA

Si votoi Besnik Dizdari për ‘Topin e Artë’ nga Shqipëria

Ndaje në Whatsapp
Si votoi Besnik Dizdari për ‘Topin e Artë’ nga

Gazetari i njohur Besnik Dizdari ka votuar për Shqipërinë në çmimin “Topi i Artë” dhe trofetë e tjerë që u dorëzuan sot.

Ndryshe nga edicionet e mëparshme, këtë herë gazetarët e përzgjedhur patën mundësinë të votonin për 10 futbollistët më të mirë nga një listë prej 30 emrash, duke u dhënë pikët përkatësisht (15, 12, 10, 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1) emrave që atyre që përzgjodhën.

Dizdari e renditi votën e tij si më poshtë:

RODRI

JAMAL

KARVAHAL

BELLINGHAM

RUDIGER

HALAND

LAUTARO MARTINEZ

VINICIUS

MBAPPE

XHAKA

Për trofeun “Jashin” të portierit më të mirë, votat e tij ishin si vijon: Unai Simon në vendin e parë, Lunin në të dytë dhe Emiliano Martinez në të tretë.

Sa i përket trajnerit më të mirë të vitit 2024, Dizdari e zgjodhi Luis De La Fuente, ndërsa Ançeloti renditet i dyti. Përsa i përket klubit më të mirë të vitit, ai ka përzgjedhur Real Madridin.

Pas lajmit që Real Madrid ka bojkotuar ceremoninë e sotme, pasi ka mësuar se Vinicius dhe Karvahal nuk do të jenë fituesit, pritet që emri i Rodri të jetë ai që do të dalë nga zarfi i fituesit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme