Sport 8 November 2024, 22:50 Nga VNA

Armando Broja mungon për herë të dytë në grumbullimin e Kombëtares shqiptare

Ndaje në Whatsapp
Armando Broja mungon për herë të dytë në grumbullimin e

Armando Broja nuk mori pjesë as në grumbullimin e fundit të Kombëtares shqiptare për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve. Sulmuesi, që ende nuk është rikthyer në stërvitjen e plotë me Evertonin, pritet të jetë së shpejti në gjendje për të luajtur me skuadrën e tij, sipas trajnerit të klubit anglez, Sean Dyche.

Në një konferencë për shtyp, trajneri i Evertonit ka sqaruar se Broja ka filluar një proces të ngadaltë integrimi në stërvitje pas rikthimit nga dëmtimi. Dyche theksoi se për momentin Broja po merr pjesë vetëm në disa seanca të lehta, për të rifituar ndjesinë e topit, ndërsa rikuperimi i tij ka ecur mirë nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor.

“Ai ka marrë pjesë në disa pjesë të stërvitjes, por është ende në fazën e rikuperimit. Kjo është më shumë për të pasur një ndjesi të topit dhe për t'u njohur me lojtarët, pasi ai erdhi i dëmtuar. Ka punuar shumë dhe ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t'u rikthyer në formën e tij fizike. Ky është një hap i parë, për t'i mundësuar të jetë afër lojtarëve në fushë”, u shpreh Dyche.

Dyche shpreson që pas pauzës ndërkombëtare, Broja të jetë më afër rikthimit të plotë në stërvitje dhe të jetë gati për të kontribuar me skuadrën e tij.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme