Sport 12 November 2024, 20:49 Nga VNA

Skandali që po hetohet në Turqi, grupet kriminale blenë ekipe edhe në Shqipëri për trukimin e ndeshjeve

Ndaje në Whatsapp
Skandali që po hetohet në Turqi, grupet kriminale blenë ekipe

Një skandal i madh është duke u hetuar nga prokurorët në Turqi, ku bëhet fjalë për bastet sportive dhe ndeshje të manipuluara.

Sipas medias turke “Mynet” prorkurorët po hetojnë një grup të strukturuar kriminal i cili akuzohet për pastrim parash, baste të paligjshme si dhe trukim të ndeshjeve të futbollit.

“Mynet” shkruan se grupi  kriminal akuzohet se përmes parave ka ndikuar në maipulimin e ndeshjeve në disa klube ballkanike si dhe në Gjeorgji.

Po sipas “Mynet” në këtë skandal janë përfshirë edhe emra të njohur në Turqi si këngëtari Serdat Ortac, prezantuesi Mehmet Ali Erbil por sidomos ish-futbollisti Batuhan Karadeniz.

Ortac dhe Erbil janë duke u hetuar në gjendje të lirë, ndërsa Karadeniz thuhet se ëhstë arratisur jashtë vendit.

Përmes personave VIP organizata kriminale reklamonte faqet e paligjshme të basteve, duke ju dhënë mundësi shumë qyterarëve që të luanin online. Roli i VIP-ave ishte që në rrjetet e tyre sociale të reklamonin kompanitë e paligjshme duke “thithur” sa më shumë klientë. Për reklamën në rrjete sociale VIP-at paguheshin me shumë të mëdha nga grupet kriminale.

Po sipas mediave turke dyshohet se paratë e marra në mënyrë të paligjshme nga ana e grupeve kriminale rihidheshin në treg për tu pastruar nga ana e vetë VIP-ave, edhe pse roli i tyre vijon të hetohet.

“Mynet” thekson se reklamimi i këtyre kompanive online nga persona të famshëm, është bërë kundrejt pagesave jashtëzakonisht të larta, deri në 1 milion dollarë për një numër të caktuar postimesh rreth tyre. Pritet që në ditët në vijim të dalin detaje të tjera rreth këtyre gupeve dhe se si kanë organizuara bastet ilegale apo deri ku është shtrirë ndikimi i tyre në Turqi dhe në vendet e tjera të Ballkanit.

Përfshirja e klubeve shqiptare dhe ballkanase në baste

Sipas “Mynet” në skemën e basteve janë përfshirë edhe klube nga Shqipëria, Maqedonia e veriut dhe Gjeorgjia.

Në shkrimin e ”Mynet” theksohet se organizata kriminale arrinte të blinte skuadra në Shqipëri dhe të trukonte ndeshje në mënyrë që të fitonin sa më shumë dhe bastexhinjtë të humbnin gjithmonë.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme