Sport 11 November 2024, 09:43 Nga VNA

Trajneri i Taekwondos godet garuesen 8-vjeçare pas humbjes në Kampionatin Evropian

Ndaje në Whatsapp
Trajneri i Taekwondos  godet garuesen 8-vjeçare pas humbjes në

Një incident tronditës ka ndodhur gjatë Kampionatit Evropian të Taekwondos në Tiranë, ku një trajner nga Kosova është filmuar duke goditur me shuplakë një vajzë 8-vjeçare, garuese nga Kosova, pas humbjes së saj në një ndeshje finale.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, duket qartë momenti i dhunës, që ka ndodhur pas disfatës së sportistes së re kundër garueses serbe, Nina Savic. Kjo sjellje ka shkaktuar zemërim dhe dënime të ashpra nga publiku dhe komuniteti sportiv.

Si rezultat i këtij incidenti, autoritetet përkatëse kanë ndërmarrë masa të menjëhershme, duke pezulluar trajnerin për një periudhë prej gjashtë muajsh. Ngjarja ka nxitur diskutime mbi nevojën për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e sportistëve të rinj, duke forcuar standardet etike në trajnimet sportive.

Si shqetësuese sulmin fizik nga tetë vjeçares e ka parë edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.

Dhuna nuk ka arsyetim, nuk duhet përdorur kurrë si mjet disiplinimi, pasi ajo dëmton mirëqenien emocionale dhe zhvillimin psikologjik të fëmijëve, duke krijuar frikë dhe pasiguri në vend të respektit dhe vetëbesimit. Po ashtu, KOMF thekson se federatat dhe klubet sportive duhet të kenë rregullore të posaçme dhe procedura për mbrojtjen e fëmijës me qëllim të krijimit të një sistemi të brendshëm që parandalon dhe reagon ndaj shkeljeve të të drejtave të fëmijës. Ne kemi përgjegjësinë kolektive për të garantuar se fëmijët zhvillohen në mjedis të sigurt dhe përkujdesës, ku të drejtat e tyre themelore mbrohen”, thuhet në reagimin e bërë në Facebook.

Trajneri Valmir Fetiu për mediat në Kosovës ka thënë se garuesja është e bija e tij dhe se mundohej ta qetësonte pas humbjes.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme