Sport 16 November 2024, 11:50 Nga VNA

Një përballje pa asnjë vlerë sportive dhe një spektakël i shëmtuar për lakmi dhe famë

Ndaje në Whatsapp
Një përballje pa asnjë vlerë sportive dhe një

Ndeshja e mëngjesit të sotëm midis Mike Tyson, një legjendë e boksit në moshën 58-vjeçare, dhe Jake Paul, 27-vjeçari që më shumë është influencues se sa sportist, u shfaq si një spektakël i fryrë marketingu.

Ndeshja përfundoi me një vendim unanim në favor të Jake Paul pas tetë raundeve, duke shkaktuar shumë debat mes fansave dhe ekspertëve. Pavarësisht se Tyson tregoi momente të forcës dhe teknikes së tij të dikurshme, mosha dhe lodhja ishin të dukshme, ndërsa Paul shfrytëzoi energjinë dhe moshën e tij më të re për të mbajtur ritmin dhe për të shënuar më shumë goditje efektive .

Ky duel, i shumëpritur nga një pjesë e madhe e publikut, ishte një përzierje e një spektakli bosh dhe një manovre tregtare për të maksimizuar të ardhurat. Ndeshja nuk kishte asnjë ndikim të vërtetë sportiv, përveçse tregoi më shumë për obsesionin e shoqërisë me famën dhe paratë. Në një kohë kur sportet duhet të frymëzojnë dhe të promovojnë vlera pozitive, ngjarje të tilla minojnë integritetin e tyre dhe ushqejnë kulturën e suksesit të lehtë e të shpejtë.

Duke lënë pas profesionalizmin e vërtetë të sportit, ky event u zhvillua thjesht për të tërhequr vëmendjen dhe përfitime financiare, pa asnjë peshë sportive apo kulturore .

Kjo ngjarje tregon më shumë për krizën morale të shoqërisë moderne, ku vlerat e përbashkëta zëvendësohen nga një mani për pasuri dhe famë me çdo kusht. Në vend të nxitjes së frymës së garës dhe përmirësimit, këto spektakle i japin prioritet një argëtimi të sipërfaqshëm, që shpesh i shërben thjesht kapitalizmit të zbrazët. Tyson, dikur simbol i fuqisë dhe qëndrueshmërisë, dhe Paul, shembull i suksesit të blerë, përfaqësojnë dy skaje të një peisazhi ku paratë dominojnë mbi vlerat dhe artin e vërtetë të boksit.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme