Sport 16 Nëntor 2024, 09:09 Nga VNA

Amir Rrahmani thirrje UEFA-s për masa kundër sjelljeve raciste

Ndaje në Whatsapp
Amir Rrahmani thirrje UEFA-s për masa kundër sjelljeve raciste

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka kërkuar nga UEFA të ndërhyjë për të mbrojtur futbollistët nga sjelljet raciste dhe thirrjet fyese gjatë ndeshjeve. Deklarata e Rrahmanit erdhi pas ndërprerjes së ndeshjes në Bukuresht, ku ai përshkroi atmosferën e rënduar të krijuar nga tifozët vendas.

“Në stadium kishte thirrje të vazhdueshme ‘Serbia, Kosova’ që zgjatën për 90 minuta. Në minutat shtesë nisën thirrje të tjera që nuk dua t’i përsëris, sepse është turp,” tha Rrahmani. Ai bëri përpjekje të shumta për t’i tërhequr vëmendjen gjyqtarit për këto thirrje, por pa sukses. “Tri herë i kërkova gjyqtarit të reagojë, por nuk bëri asgjë. Në fund, i thashë se ne do të dilnim nga fusha nëse situata do të vazhdonte kështu.”

Kapiteni i Kosovës gjithashtu theksoi se tifozët filluan me thirrje më të ashpra dhe provokuese pasi skuadra e tyre u përpoq të shmangte incidentet. “UEFA duhet të vendosë për të ndaluar këto sjellje. Ne jemi këtu për të përfaqësuar popullin dhe shtetin tonë, që ka kaluar një histori të dhimbshme dhe të rëndë. Nuk mund të tolerojmë të tilla thirrje,” shtoi ai.

Në përfundim, Rrahmani dërgoi një mesazh të qartë: “Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri. Këtu mbaron gjithçka.”

Video

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni po vazhdon me superparaqitje në MLS. Këtë herë ylli kuqezi, ka shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në ndeshjen ndaj Houston Dynamos.

Kur nuk i mbush më mendjen askujt…

Pak orë para darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt deklaronte: “Sonte në sallë do të ketë disa ‘shots’.” Pas incidentit me të shtëna gjatë eventit, kjo deklaratë është rikthyer dhe po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale. Bashkë me foton e Pete Hegseth duke qeshur pas ngjarjes dhe reagimet e disa të pranishmëve, ajo po përdoret nga përdorues online për të ushqyer teori konspirative që pretendojnë se ngjarja mund të ketë qenë e inskenuar.

Përshëndesim Edi Ramën si kryetarin e respektuar të PS…me shpresën se do e verë dorën në zemër dhe për ne

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme