Sport 5 December 2024, 23:19 Nga VNA

Ndalimi i këngës “Mora Fjalë” në stadium/ TKZ i përgjigjet Armand Dukës: Do të vazhdojmë t’i këndojmë Shqipërisë me zemër

Ndaje në Whatsapp
Ndalimi i këngës “Mora Fjalë” në stadium/ TKZ i

Kohëve të fundit ka bërë bujë lajmi ku shkruhej që kënga “Mora Fjalë” nuk mund të këndohet nga “Tifozat Kuq e Zi”, pasi atyre u është ndaluar kjo gjë. Vetë “Tifozët Kuq e Zi”, kanë reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar se askush nuk mundet dot të imponojë asgjë.

Gjithashtu, tifogrupi shton se do të vazhdojë të këndojë për Shqipërinë dhe se nuk do ndalet asnjëherë.

Postimi: 

Njoftim Zyrtar nga Tifozat Kuq e Zi

Dëshirojmë të sqarojmë situatën lidhur me daljet në media dhe intervistat e dhëna në emër të tifogrupit tonë. Njoftojmë se Tifozat Kuq e Zi nuk kanë një “Grup Kryesie”, siç pretendojnë disa persona të paautorizuar që janë shfaqur në media dhe televizione të ndryshme.

Ju bëjmë me dije se të gjitha kërkesat për pjesëmarrje në media duhet të dërgohen në adresën zyrtare të emailit: in**@ti***********.com. Grupi shqyrton këto kërkesa dhe vendos për përfaqësimin dhe përfaqësuesit zyrtarë në media.

Çdo dalje tjetër në media pa njoftim ose miratim zyrtar nga Tifozat Kuq e Zi do të konsiderohet si qëndrim personal dhe jo si përfaqësim i grupimit tonë.

Lidhur me debatin mbi ndalimin e këngëve apo thirrjeve tona, dëshirojmë të theksojmë se për 21 vite askush nuk ka mundur të na imponojë asgjë, dhe kjo nuk do të ndryshojë. Do të vazhdojmë t’i këndojmë Shqipërisë me zemër e pasion deri në frymën tonë të fundit.

Tifozat Kuq e Zi

O sa mirë me qenë Shqiptar!

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme