Sport 28 Maj 2025, 09:51 Nga VNA

Përballja Shqipëri-Serbi në dorë të antiterrorit. Masat që do merren

Ndaje në Whatsapp
Përballja Shqipëri-Serbi në dorë të antiterrorit. Masat

datën 7 qershor 2025, ora 20:45, “Arena Kombëtare” do të jetë skena e një ndeshjeje me peshë të veçantë për Kombëtaren shqiptare, që përballet me Serbinë në kualifikueset e Botërorit 2026.

Përtej sfidës sportive, kjo përballje mbart edhe dimensione historike, edhe politike, që kanë ngjallur emocion dhe tension mes tifozëve dhe opinionit publik. Për këtë arsye, autoritetet shqiptare kanë mobilizuar masa të jashtëzakonshme sigurie për të garantuar një mbrëmje sportive të qetë dhe pa incidente. Për të parandaluar çdo incident dhe për të siguruar një ambient të sigurt për tifozët dhe lojtarët, organizimi i kësaj ndeshjeje ka nisur kohë më përpara.

KAMERAT- Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Shërbimet e Sigurisë së Shtetit, Policinë dhe agjenci të tjera, po implementojnë masa të avancuara sigurie në stadium. Nga burime të sigurta të “Panorama Sport” mësohet se në stadiumin “Arena Kombëtare” po instalohen sisteme moderne sigurie që përfshijnë kamera me njohje fytyre “face recognition” dhe kamera të lëvizshme shtesë, që do të monitorojnë çdo lëvizje në tribuna dhe rreth stadiumit në kohë reale. Kjo teknologji do të ndihmojë në identifikimin e menjëhershëm të personave potencialisht problematikë.

KONTROLLI– Policia ka përgatitur një plan të detajuar kontrolli, që përfshin verifikimin e imtësishëm të biletave dhe dokumenteve të identifikimit të çdo personi që hyn në stadium. Biletat duhet të jenë me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit, duke parandaluar kështu trafikun dhe abuzimin me to. Tifozët nuk do të lejohen të hyjnë me çadra shiu, shishe, çanta më të mëdha se A4, objekte metalike apo çdo gjë tjetër që mund të shkaktojë rrezik. Kontrolli trupor do të jetë i hollësishëm dhe i detajuar.

RRUGËT DHE ANTIDRON- Për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm, të gjitha rrugët që çojnë drejt stadiumit do të jenë të bllokuara plotësisht, ndërsa zona përreth do të mbrohet me pajisje antidron, për të shmangur mundësinë e ndonjë ndërhyrjeje të jashtme. Gjithashtu, gazeta mëson se në stadium do ketë prezencë të lartë të forcave të policisë dhe njësive antiterror. Shqipëri-Serbi më 7 qershor 2025 do të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme jo vetëm për shkak të rivalitetit në fushë, por edhe për shkak të sfidave të sigurisë që ajo sjell./Panorama

Video

Pas djegies së makinës, gazetari Sami Curri nga Bulqiza thotë se sulmi është për t’i mbyllur gojën.

Një autobus me nxënës shkolle është aksidentuar sot në rrugën që të çon drejt Manastirit të Zvërnecit, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në anë të saj. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Sipas raportimeve paraprake, rruga e ngushtë ka vështirësuar manovrimin e mjetit, i cili ka dalë jashtë karrexhatës, por është ndalur nga shtylla betoni duke shmangur rrëzimin. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet përkatëse, të cilat kanë asistuar në evakuimin e sigurt të pasagjerëve.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin dytësor Lezhë-Kakarriq, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në një kanal. Si pasojë e këtij aksidenti tragjik kanë humbur jetën Anton Keçi, 54-vjeç, mjek në sistemin peritenciar dhe vajza e tij Bora Keçi, vetëm 20 vjeç. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, por është konstatuar vetëm në orët e vona të mbrëmjes së së shtunës. Kanë qenë familjarët ata që, të shqetësuar për mungesën e kontaktit me familjarët, kanë nisur kërkimet për të afërmit e tyre. Ndërkohë, gjatë një patrullimi në zonë, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin e përmbysur në kanal, ku janë gjetur edhe trupat e pajetë të viktimave. Vështirësia për gjetjen e tyre ishte e madhe, pasi kanali ishte thuajse i padukshëm.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë (CCTV) që tregojnë autorin e dyshuar të të shtënave gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme