Sport 3 June 2025, 10:41 Nga VNA

Lotari me kombëtaren para Serbisë, FSHF zhduk "tifozat kuqezi" dhe sfidon shtetin deri në tallje

Ndaje në Whatsapp
Lotari me kombëtaren para Serbisë, FSHF zhduk "tifozat

Në Shqipëri ndalohen ende me ligj lojërat e fatit, por FSHF i sfidon të gjithë dhe vendos të bëjë lotari me... Kombëtaren.

Në ndeshjen me Serbinë më 7 qershor, ata që shpresonin se mund të siguronin një biletë online, apo nga ndonjë mik korridoreve të FSHF, tani u duhet të presin “ruletën”. Sepse për një nga ndeshjet më të rëndësishme të grupit, atë me Serbinë, federata vendosi që të bëjë lotari me biletat. Pa shpjeguar asnjë kriter dhe pa minimumin e transparencës. Thjesht aplikon diku dhe pret një e-mail. Por se kush është kompania që e ka marrë përsipër, se kush a ka licencuar atë dhe se kush i mbron qytetarët nga abuzimet apo mashtrimet, këtë vetëm federata e di.

Duket si mungesë koordinimi, por nuk është hiç kështu. Ja pse:

1

Nëse mijëra tifozë ende janë në pritje të një e-maili, shumë agjenci udhëtimesh i kanë nxjerrë biletat në shitje prej kohësh. Janë të njëjta agjenci që ofrojnë bileta edhe kur ato dalin në shitje normalisht në ndeshje të zakonshme, edhe kur fshf përdor kombëtaren për lotari me biletat ndaj Serbisë. Dhe me sa duket këto agjenci kanë gjithmonë fat të kenë sasinë e duhur të biletave në kohën e duhur. Pronarët e tyre janë “abonuar” në avionin e kombëtares...

2

Bëjmë lëmsh turmën. Ndërkohë që njerëzit diskutojnë se kujt i buzëqeshi “lotaria e kombëtares”, askush nuk pyet se pse u zgjodh kjo formulë. Asnjë media nuk e ka trajtuar këtë problem, edhe për shkak se FSHF e ka shtrirë influencën e saj tek to duke i joshur apo kërcënuar me “hihlightse” të ndeshjeve.

3

Thyejmë rekorde me çmimet. Askush nuk pyet më pse janë kaq shtrenjtë. Biletat variojnë nga 20 mijë lekë të vjetra në 500 mijë lekë kundër Serbisë. Po, po, 500 mijë lekë! Në shtetin rrumpallë ku ata që do duhej të kërkonin hesap, presin për vete ndonjë bileta dhuratë, kjo nuk bën përshtypje.

4

Zhdukim nga tribuna tifo-grupin më të madh që iu kundërvu Armand Dukës për bashkëpunimin me Serbinë për euro 2027. “Tifozat kuq e zi” prej muajsh janë në përplasje me FSHF, e cila shfrytëzoi momentin e një përçarje mes tyre.

5

Bëjmë qoka. Ashtu si edhe në ndeshjen me Serbinë 10 vite më parë në Elbasan, tifozët do jenë grupi “na bashkoi kollarja”. Zyrtarë institucionesh që sillen si akademikë, bëjnë selfie dhe hyjnë në “borderonë” e FSHF kur ti duhen sipas rastit.

6

Tregojmë forcën. Sot FSHF është ende një ishull në shtetin ku drejton një parti dhe bën ligjin një parti. Ka luksin që me kampionatin më të varfër, stadiumet bosh pothuajse gjithë vitin, të vendosë çmime për qytetarët më të varfër të europës që ia kalojnë Italisë dhe Francës.

7

Manipulojmë deri ne tallje. Ju kujtohet kur njoftuan një muaj e gjysmë më parë që na dënoi FIFA dhe mbylli 20 për qind të stadiumit? Tani, kur FIFA e pa se sa po mundohet fshf që ta bëjë lotarinë sa më interesante, vuri dorën në zemër dhe e hapi edhe tribunën pas porte... Vetëm se aty nuk do të jenë tifozët kuqezi, por ca fatlumë të “ruletës”.

8

Nuk i japim askujt llogari që po organizojmë një kampionat të përbashkët europian, me një shtet që tifozët e tij nuk vijnë dot tek ne dhe ne nuk shkojmë dot në Beograd.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme