Sport 2 June 2025, 21:21 Nga VNA

Nuk do jenë të pranishëm në ndeshjen ndaj Serbisë, reagimi i Tifozave Kuq e Zi: Nuk na lejojnë miqtë e shkijeve

Ndaje në Whatsapp
Nuk do jenë të pranishëm në ndeshjen ndaj Serbisë,

Grupi më i madh i tifozëve të Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” ka bërë një deklaratë publike në rrjetet sociale ku njofton se nuk do të jetë i pranishëm në stadium për ndeshjen e 7 qershorit 2025. Ky është një vendim i rrallë për grupimin, i cili për herë të dytë në 21 vite të ekzistencës së tij, nuk do të ndjekë nga afër një ndeshje të Kombëtares.

Sipas deklaratës së tyre, arsyeja lidhet me mënyrën e organizimit të shitjes së biletave nga Federata Shqiptare e Futbollit. TKZ shprehet se ka refuzuar të marrë pjesë në shortin për biletat, të cilin e cilëson si një “farsë” që, sipas tyre, favorizon agjencitë turistike dhe nxjerr përfitime përmes tregut të zi me çmime të larta.

REAGIMI

TIFOZAT KUQ E ZI NUK DO TË JENË NË STADIUM!

Për herë të parë që nga themelimi, tash e 21 vite, nuk do të jemi në stadium për të përkrahur Kombëtaren tonë. Në fakt, kjo është hera e dytë. Herën e parë më 14.10.2014, nuk na lanë shkijet. Tash më 07.06.2025, nuk po na lejojnë miqtë e shkijeve (FSHF), dhe atë në shtëpinë tonë.

Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme ku anëtarët tanë u organizuan për të siguruar bileta në sektorin tonë tradicional, këtë herë nuk morëm pjesë në farsën e organizuar me pretekstin e një “shorti” të rremë. Ky sistem, i ndërtuar për të garantuar bileta për agjencitë turistike dhe më pas për të ushqyer pazaret e zakonshme, është thellësisht i padrejtë dhe i papranueshëm.

Absurdi i kësaj ndeshjeje qëndron te hipokrizia e vazhdueshme e FSHF-së, e cila predikon gjithpërfshirje, por në realitet përjashton tifozët e vërtetë, ata që e kanë ndjekur Kombëtaren për më shumë se 21 vite. Futbolli është kthyer nga një aktivitet popullor në një event ekskluziv për të pasurit, ku çmimet e biletave variojnë nga 150 deri në 1000 euro.

Është e paimagjinueshme që një familje shqiptare mesatare, një prind me bashkëshorten dhe dy fëmijë, të duhet të paguajë rreth 600 euro për të ndjekur një ndeshje, aq sa kushton një javë pushime në qershor.

Kjo është politika përjashtuese e Federatës Shqiptare të Futbollit: nëse nuk je i pasur, nuk ke vend në stadium. Por jo të gjithë jemi milionerë si Presidenti i FSHF-së dhe rrethi i tij.

Gjithpërfshirja i ka të gjithë brenda përveç se TKZ-në. Aty janë agjencitë e udhëtimit dhe politikanët, por vetëm BESNIKËT e përjetshëm JO. Diçka e tillë nuk është parë kurrë.

Le të fitojë njëherë Kombëtarja.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme