Sport 7 June 2025, 15:14 Nga VNA

Jashtë stadiumit/ Tifozat Kuq e Zi thirrje për mbështetje: Të gjithë bashkë për Kombëtaren!

Ndaje në Whatsapp
Jashtë stadiumit/ Tifozat Kuq e Zi thirrje për mbështetje:

Jashtë stadiumit ku luhet ndeshja Shqipëri -Serbi por në mbështetje të kombëtares. Tifozat Kuq e Zi përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjete sociale, ka bërë thirrje për grumbullim të gjithë shqiptarëve në Tiranë, më 7 qershor, ora 19:00, në Lulishten “Vëllezërit Frashëri” përballë Piramidës. Aty do të vendoset një ekran gjigand ku do të transmetohet live sfida.

“Pavarësisht se nuk do të jemi në stadium më 7 qershor, kur Shqipëria do të përballet me shkijet, ne do të jemi aty pranë. Për ne nuk ka rëndësi prezenca në stadium, por do të jemi aty për Kombin, duke kënduar të gjithë krah njëri-tjetrit,” – thuhet në deklaratën e tyre.

Tifozët synojnë ta kthejnë këtë ditë në një festë të vërtetë kombëtare, me këngë, atmosferë dhe mbështetje të pakushtëzuar për kuqezinjtë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme