Sport 5 June 2025, 14:35 Nga VNA

La tifozët “Kuq e Zi” jashtë stadiumit, FSHF ende nuk ka shpërndarë biletat për ndeshjen me Serbinë

Ndaje në Whatsapp
La tifozët “Kuq e Zi” jashtë stadiumit, FSHF ende nuk ka

Ndërkoh që ndodhemi dy ditë nga përballja me Serbinë, FSHF ende nuk ka përfunduar shpërndarjen e biletave përmes procedurës së re që ka zgjedhur, të pa aplikuar më parë.

Dhe duke qenë metod e re dhe pak e komplikuar, edhe shpërndarja mesa duket po shkon me rritme shumë të ngadalta. Këtë tregon edhe njoftimi i sotëm i FSHF, të cilët kujtonë se se kanë vetëm 24 orë kohë për të përfunduar pagesën e biletave përmes një linku që skadon.

“Federata e Futbollit njofton se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi. Të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes. Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen. Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse”, njofton FSHF.

Pakënaqësi për shitjen e biletave ka pasur edhe nga tifogrupi më i madh i kombëtares Shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët nuk kanë mundur të sigurojnë bileta për të qenë të pranishëm në stadium. Ata hodhën akuza ndaj drejtuesve të FSHF duke i quajajtur “vëllezër të shkijeve”.

Ata kanë njoftuar se edhe pse nuk do të jenë në “Arena Kombëtare” do të mblidhen tek Lulishte Vëllezërit Frashëri përballë Piramidës për të ndjekur ndeshjen me një ekran të madh të vendosur nga vetë ata.

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme