Sport 7 June 2025, 14:46 Nga VNA

Ndeshja Shqipëri -Serbi, FSHF publikon rregullat për tifozët

Ndaje në Whatsapp
Ndeshja Shqipëri -Serbi, FSHF publikon rregullat për tifozët

 

Federata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë informacion për tifozët pak orë para ndeshjes Shqipëri–Serbi në stadiumin “Air Albania”. FSHF publikon me detaje listën e sendeve që nuk lejohen të sillen në stadium, ndërsa njofton tifozët se do të jenë të monitoruar në çdo moment nga kamerat e sigurisë.

Gjithashtu, FSHF rikujton se mbajtja e armëve të zjarrit apo të ftohta, parrullat me përmbajtje urrejtjeje, biletat false, si dhe futja në fushë, konsiderohen vepra penale dhe do të ndiqen penalisht.

Një tjetër pikë e rëndësishme është se gjatë gjithë kohës, tifozët do të jenë nën vëzhgim nga kamerat e sigurisë, çka do të thotë se çdo veprim i papërshtatshëm do të identifikohet menjëherë.

FSHF u bën thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për një atmosferë të qetë dhe sportive.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme