Sport 8 June 2025, 16:25 Nga VNA

Luciano Spalletti shkarkohet nga drejtimi i Italisë pas humbjes ndaj Norvegjisë — do të drejtojë edhe sfidën e fundit ndaj Moldavisë

Ndaje në Whatsapp
Luciano Spalletti shkarkohet nga drejtimi i Italisë pas humbjes ndaj

 

Luciano Spalletti nuk do të jetë më në krye të pankinës së kombëtares italiane të futbollit. Humbja e thellë 3-0 ndaj Norvegjisë në sfidën kualifikuese për Kupën e Botës ka qenë vendimtare për të ardhmen e teknikut 66-vjeçar, i cili do të largohet zyrtarisht pas ndeshjes së radhës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Spalletti për mediat, duke zbuluar se ka zhvilluar një takim me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina. Gjatë këtij takimi, Gravina i ka komunikuar trajnerit vendimin e federatës për ta larguar nga posti i tij, pavarësisht dëshirës së Spallettit për të vijuar punën në drejtimin e skuadrës.

“Ishte një bisedë e sinqertë. E kuptoj që rezultatet kanë peshën e tyre, edhe pse unë do të kisha dashur të vazhdoja këtë rrugëtim me këta djem. Uroj që ekipi të gjejë forcën dhe energjinë për të reaguar,” ka deklaruar Spalletti.

Megjithatë, ai do të ulet për herë të fundit në stolin e “axurrëve” në ndeshjen e fundit të këtij cikli, më 9 qershor ndaj Moldavisë, një sfidë që tashmë nuk ka ndikim në klasifikim, por që do të shërbejë si përmbyllje e mandatit të tij.

Ndërkohë, në ambientet e futbollit italian kanë nisur menjëherë spekulimet për emrin e trajnerit që do të pasojë Spallettin. Sipas raportimeve të para, dy prej alternativave më të përfolura janë Stefano Pioli, ish-trajner i Milanit, dhe Roberto Mancini, që në të kaluarën ka udhëhequr Italinë drejt triumfit në Euro 2020.

Vendimi për trajnerin e ri pritet të merret gjatë javëve të ardhshme, ndërkohë që drejtuesit e federatës pritet të zhvillojnë një analizë të thelluar të situatës dhe të profilit që kërkojnë për këtë rol të rëndësishëm, teksa Italia synon të rifitojë besimin e tifozëve dhe të rikthehet në nivelin më të lartë të garave ndërkombëtare.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme