Sport 8 June 2025, 16:33 Nga VNA

“Nuk ju pëlqen? Gjeni trajner tjetër!”, Stojkoviç çmend serbët: Përgëzoj tifozët shqiptarë, atmosferë fantastike që do doja ta kishim edhe ne

Ndaje në Whatsapp
“Nuk ju pëlqen? Gjeni trajner tjetër!”, Stojkoviç

Dragan Stojkoviç është kthyer në armikun e mediave serbe pas barazimit 0-0 kundër Shqipërisë në Tiranë. Trajneri i Serbisë, i pyetur nga gazetarët serbë në konferencën për shtyp për incidentet nga tribunat me lojtarët, i ka hedhur poshtë aludimet e tyre duke deklaruar se në Tiranë kishte përjetuar një atmosferë fantastike në stadium.

“Nuk ju pëlqeu loja? Nuk ju pëlqeu? Gjeni një trajner tjetër!”, ishin fjalët e para të trajnerit para gazetarëve të zemëruar.

Stojkoviç më tej i surprizoi të pranishmit me një deklaratë që vështirë se pritej nga një trajner i kombëtares serbe:

“Atmosfera ishte fantastike. I përgëzoj tifozët shqiptarë për këtë. Do të doja të kishim një atmosferë si kjo edhe ne”, u shpreh ai.

Trajneri serb pranoi se skuadra e tij duhet të përmirësojë finalizimin:

“Finalizimi duhet të përmirësohet. Mundësitë që patëm… Një ose dy topa mund të kishin përfunduar në rrjetën e Strakoshës. Ishte një ndeshje tmerrësisht e vështirë jashtë fushe kundër Shqipërisë në Tiranë. Ne e kontrolluam lojën, kishim kontroll të topit, ku e ulëm sulmin e tyre në zero. Kështu që ata duhej të ishin të kujdesshëm, sepse panë se nuk mund të na përballonin në atë ndeshje. Shpirt i mirë luftarak, vrapim, shpenzim energjish…”

Trajneri shtoi se kjo pikë duhet të shfrytëzohet maksimalisht në ndeshjet e ardhshme:

“Kjo dhe çdo tjetër do të jetë e vështirë. Cilësia duhet të dalë në pah. Kjo pikë nga Tirana duhet të materializohet dhe tre pikët kundër Andorrës duhen fituar. Analiza e ndeshjes Andorra – Angli na pret të nesërmen. Rezultati është i habitshëm për mua: 0-1, por ka ende një ndryshim të madh në nivel. Në Leskovac na presin tre pikët e para për Serbinë.”

Duke komentuar episodin e penalltisë së humbur nga Shqipëria, Stojkoviç tha:

“Penalltia? Ishte sikur dikush më goditi me vare! Pakujdesi, një gjest që ndodhi rastësisht, por edhe nëse do të kishin shënuar, ne do ta kishim rritur lojën tonë ofensive në maksimum dhe do të kishim shkuar për gjithçka ose asgjë. Nuk e pashë penalltinë kur e gjuajti. Le të vazhdojë Gjorgje të mbrojë kështu dhe nuk do të ketë probleme. Ai e meritonte të ishte atje dhe e meritonte ta ndalte. Besimi që ka është magjepsës”, përfundoi trajneri.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme