Sport 11 June 2025, 18:15 Nga VNA

FSHF i “shpall armiq” tifozat Kuq e Zi, pengoi hyrjen e tyre në stadium edhe në Letoni

Ndaje në Whatsapp
FSHF i “shpall armiq” tifozat Kuq e Zi, pengoi hyrjen e tyre në

Tifozat Kuq e Zi mesa duket janë kthyer në shqetësimin e radhës të Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila u ka krijuar probleme edhe në Letoni. Grupi më i madh i tifozëve të kombëtares shprehen se janë përballur me pengesa të paprecedenta në hyrje të stadiumit në Riga, ku Kombëtarja jonë luante ndeshje zyrtare.

Sipas një deklarate të bërë publike nga vetë grupimi i tifozëve, steward-ët e stadiumit pohuan hapur se kishin marrë “urdhër direkt nga federata shqiptare” për t’i kontrolluar në mënyrë të detajuar tifozët shqiptarë. Ky veprim solli ndalimin arbitrar të banderolave dhe parullave, edhe pse ato mbanin vetëm mbishkrime tradicionale si “Tifozat Kuq e Zi” dhe “TKZ on Tour”.

Ky incident i rëndë nuk është i vetmi. TKZ thotë se FSHF kishte tentuar më parë të mos u siguronte as biletat, të cilat sipas çdo rregullore ndërkombëtare, u përkasin tifozëve vizitorë. Ato bileta donin t’i linin bosh, për të krijuar përshtypjen se “Shqipëria nuk kishte mbështetje në transfertë”.

“E dimë mirë me kë kemi punë, me miqtë e shkijeve”, deklarojnë TKZ-të, duke ngritur gishtin e akuzës drejt drejtuesve të FSHF-së për bashkëpunime të dyshimta dhe agjenda anti-tifoz. Në një deklaratë përplot emocione dhe qëndresë, TKZ përmbyll mesazhin:

“Koha mund të jetë e maskarenjve, por Atdheu mbetet i Shqiptarëve. Shihemi përsëri së shpejti”.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme