Sport 10 June 2025, 17:33 Nga VNA

Shqipëria synon 3 pikët e arta në transfertën vendimtare ndaj Letonisë me rikthimin e 2 lojtarëve që mbetën jashtë për Serbinë

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria synon 3 pikët e arta në transfertën vendimtare

Shqipëria luan këtë të martë transfertën ndaj Letonisë, në një ndeshje vendimtare për kualifikimet e Botërorit. Kuqezinjtë vijnë në këtë përballje pas një barazimi pa gola ndaj Serbisë, dhe objektivi kryesor i ekipit është vetëm fitorja dhe marrja e 3 pikëve të plota për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Trajneri Sylvinho ka bërë disa ndryshime në formacion për këtë ndeshje. Mbrojtësi Adrian Bajrami dhe mesfushori Medon Berisha, të cilët u lanë jashtë për takimin ndaj Serbisë, janë rikthyer në listën zyrtare të ekipit. Nga ana tjetër, portieri Mario Dajsinani dhe mesfushori Adrion Pajaziti janë lënë jashtë nga trajneri për këtë përballje.

Aktualisht, Shqipëria ka grumbulluar 4 pikë në renditjen e grupit dhe një fitore në këtë takim është shumë e rëndësishme për të vijuar rrugëtimin drejt Botërorit. Një triumf do t’i afronte kuqezinjtë më shumë drejt objektivit dhe do të nguste diferencat me rivalët kryesorë në grup.

Atmosfera në ekip duket motivuese, dhe futbollistët e Shqipërisë janë të përqendruar maksimalisht për të dhënë më të mirën në fushë. Tifozët presin me padurim këtë ndeshje, duke shpresuar që skuadra kombëtare të tregojë karakter dhe të sigurojë një fitore të vlefshme.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme