Sport 10 June 2025, 22:59 Nga VNA

Shqipëria zhgënjen me Letoninë, ulen shanset për në Botëror

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria zhgënjen me Letoninë, ulen shanset për në

Shqipëria nuk ka mundur të shkojë më shumë se sa barazimi 1-1 në Riga ndaj Letonisë, duke humbur 2 pikë tepër të vlefshme, e duke na larguar ndjeshëm nga ëndrra e quajtur “Botëror”.

Edhe pse ndeshja nisi mirë për ekipin tonë, me kuqezinjtë që menjëherë krijuan volum loje dhe ishte në kontroll të topit.

Megjithatë do të vinte minuta e 21 kur pas një ndërhyrje të lehtë nga prapa të Kumbullës ndaj sulmuesit kryesor Gutkovskis, gjyqtari turk Meler akordoi penallti për vendasit. Strakosha bëri mrekullinë duke kuptuar goditjen e Ikaunieks, duke evidtuar golin e disavantazhit.

Dhe “ligji” i pashkruar i futbollit “kur nuk shënon e pëson” ishte për letonezët, teksa në minutën e 29, një krosim nga e majta i Arbër Hoxhës, devijohet nga portieri i vendasve, nën presionin e Rey Manajt që çoi topin në fundin e rrjetës. Megjithatë fraksioni i parë do të mbyllej në barazim, kjo pasi Letonia barazon në kohën shtesë, pas zhvillimeve të një këndoreje me kapitenin Cernomordijs që devijon saktë me kokë një harkim nga e djathta duke mposhtur Strakoshën.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme