Sociale 8 July 2026, 21:23 Nga VNA

Protesta hyn në ditën e 39-të, aktivisti Edison Likaj sulmon fondin 4 milionë euro për koncertin e Kanye West

Ndaje në Whatsapp

kjk,k,.jpg

Protesta qytetare kundër qeverisë hyri këtë të martë në ditën e saj të 39-të, ndërsa nga podiumi i protestuesve nuk munguan kritikat ndaj vendimit të qeverisë për të financuar me 4 milionë euro koncertin e reperit amerikan Kanye West.

Aktivisti Edison Likaj e cilësoi vendimin një “pafytyrësi”, duke argumentuar se shteti nuk ka gjetur fonde për të mbështetur qytetarët e prekur nga tërmetet, përmbytjet apo zjarret, por ka akorduar miliona euro për një koncert.

“Ky vend ka kaluar tërmete, përmbytje dhe zjarre masive, por nuk u gjetën 4 milionë euro për njerëzit e prekur. Sot këto para jepen për një koncert që nuk i duhet askujt”, deklaroi ai.

Likaj ngriti edhe akuza politike ndaj qeverisë, duke kujtuar se Kanye West është kritikuar ndërkombëtarisht për deklarata antisemite. Sipas tij, është kontradiktore që një qeveri që, sipas tij, ka akuzuar protestuesit për antisemitizëm, të financojë koncertin e një artisti me qëndrime të tilla.

Aktivisti hodhi gjithashtu pretendime se nxënës të disa gjimnazeve në Tiranë po detyrohen të marrin pjesë në koncert, ndërsa tha se qeveria po përpiqet ta mbushë aktivitetin përmes strukturave të saj dhe patronazhistëve. Për këto pretendime nuk u paraqitën prova gjatë fjalës së tij.

Protesta vijon prej 39 ditësh me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha nga politika, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë mobilizimin edhe në ditët në vijim.

Video

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Skënder Hitaj: Policia zbatoi ligjin, nuk ka vend për panik.

Zojë Nika, e afërmja e autorit të krimit në Shkodër, ka deklaruar se Shtjefën dhe Bardhe Ziçi njiheshin si një familje e qetë dhe nuk kishin pasur probleme më parë. Ajo u shpreh e tronditur nga ngjarja, ndërsa motivet e vrasjes mbeten ende të paqarta.

Pamjet nga vendi i ngjarjes në Shkodër tregojnë forca të shumta policie dhe grupin hetimor të angazhuar në këqyrjen e zonës ku ndodhi krimi i rëndë në familje. Zona është rrethuar me shirita sigurie, ndërsa ekspertët kriminalistikë vijojnë mbledhjen e provave dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, ku një 64-vjeçar dyshohet se vrau me armë gjahu bashkëshorten e tij 54-vjeçare.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme