Sociale 8 July 2026, 11:30 Nga VNA

15-vjeçari shqiptar Loris Qose fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM në Itali

Ndaje në Whatsapp
15-vjeçari shqiptar Loris Qose fiton medaljen e artë në

15-vjeçari Loris Qose, nxënës i shkollës 9-vjeçare “7 Marsi” në Cërrik, ka ngritur flamurin shqiptar në podiumin e një prej garave më prestigjioze ndërkombëtare, pasi u shpall fitues i medaljes së artë në Finalen e Madhe të International STEM Olympiad për matematikë, të zhvilluar në Romë.

Në këtë kompeticion morën pjesë garues nga 56 shtete të botës, ndërsa Loris arriti të triumfojë, duke sjellë një tjetër sukses për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Shkolla “7 Marsi” ka shprehur krenarinë për arritjen e nxënësit të saj, duke theksuar se ky rezultat është fryt i punës së palodhur, përkushtimit dhe talentit të tij.

Ky nuk është suksesi i parë për Loris Qosen. Në fillim të këtij viti ai fitoi gjithashtu Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, të zhvilluar në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke konfirmuar talentin e tij të jashtëzakonshëm në matematikë.

Video

Dita e 40 e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’

Dita 40 e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Skënder Hitaj: Policia zbatoi ligjin, nuk ka vend për panik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme