Sociale 8 July 2026, 09:06 Nga VNA

Arkitektit që e donte Ramën “MBRET” i shkrumbohet i gjithë instalacioni në Tiranë

Ndaje në Whatsapp

 

E mbani mend “Tirana Moons”, një instalacion që u inaguaruar më pak se një vit më parë, konkretisht në tetor 2025?

Vepra u vendos në sheshin "Nënë Tereza" dhe u propagandua si një oaz i gjelbër dhe një hapësirë publike kushtuar librit.

Pak mund ta kujtojnë se vepra është ideuar nga arkitekti i njohur austriak, Chris Precht, i cili shfaqet në librin “Albanian Files”, duke i thënë Edi Ramës “mund të bëhesh mbret”. 

Por ndonëse në nisje ishte një instalacion i rrethuar nga pemët, pa u mbushur një vit, kjo video e VNA tregon se si pa u mbushur një vit, pemët janë tharë të gjitha e janë zhuritur.

“Instalacioni e shndërron sheshin ‘Nënë Tereza’ në një hapësirë miqësore për mjedisin, por edhe për njerëzit, sidomos për fëmijët dhe familjet. Në këtë hapësirë bëhen bashkë librat, natyra dhe arkitektura, duke ofruar frymëzim dhe qetësi në zemër të qytetit. Ndërkohë, arkitekti e ka konceptuar këtë vepër si një bibliotekë në krijim, ndaj dhe ftohen të gjithë qytetarët, që të sjellin librat e tyre me shënime, për të frymëzuar kështu njëri-tjetrin”,-tha qeveria kur e inaguroi.

Sot, janë tharë edhe pemët, e jo më lexuesit. 

 

 

 

Video

Dita e 40 e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’

Dita 40 e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Skënder Hitaj: Policia zbatoi ligjin, nuk ka vend për panik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme