Sociale 8 July 2026, 17:53 Nga VNA

Autizmi në Shqipëri, alarmi i raportit: 18 vjeç mbetesh pa asnjë mbështetje

Ndaje në Whatsapp
Autizmi në Shqipëri, alarmi i raportit: 18 vjeç mbetesh pa

Shqipëria ka ligje, strategji, pagesa dhe dhjetëra qendra për personat me çrregullim të spektrit të autizmit. Por sipas një raporti monitorimi të publikuar nga Qëndresa Qytetare dhe INED, sistemi vazhdon të ketë një boshllëk të madh: mbështetja reale nuk shoqëron personat me autizëm gjatë gjithë jetës së tyre. Dokumenti arrin në përfundimin se shteti mat më shumë procedurat dhe numrin e përfituesve sesa ndikimin real të politikave në jetën e tyre.

Raporti vëren se mbështetja publike mbetet e orientuar kryesisht drejt pagesës së aftësisë së kufizuar, ndërsa aksesi në terapi, rehabilitim, shërbime komunitare, aftësim profesional dhe punësim vazhdon të jetë i kufizuar. Nga 2,315 persona me autizëm që përfitojnë pagesë të aftësisë së kufizuar, vetëm 869 marrin shërbime aktive, çka do të thotë se rreth 1,446 persona mbeten jashtë mbështetjes së drejtpërdrejtë terapeutike dhe rehabilituese.

Raporti thekson se problemi nuk është mungesa e ligjeve, por mënyra si ato zbatohen. Shqipëria raporton 84 qendra shërbimi për personat me aftësi të kufizuar, por mungojnë të dhënat për kapacitetin real, cilësinë e shërbimeve, numrin e përfituesve me autizëm dhe rezultatet që këto qendra arrijnë. Sipas autorëve, numri i qendrave nuk tregon domosdoshmërisht se shërbimet janë të mjaftueshme apo efektive.

Një tjetër problem serioz lidhet me moshën madhore. Raporti konstaton se shumica e shërbimeve janë ndërtuar për fëmijët dhe adoleshentët, ndërsa pas moshës 18 vjeç mbështetja reduktohet ndjeshëm. Mungojnë programe të strukturuara për kalimin nga shkolla drejt punësimit, jetesës së pavarur dhe integrimit social, duke bërë që barra e kujdesit të mbetet pothuajse tërësisht mbi familjet.

Edhe mbështetja financiare konsiderohet e pamjaftueshme. Pagesa bazë e aftësisë së kufizuar është rreth 158 euro në muaj, ndërkohë që një seancë private terapie kushton mesatarisht 20–25 euro. Sipas raportit, kjo pagesë mbulon vetëm 6–7 seanca terapi në muaj, ndërsa shumë fëmijë kanë nevojë për disa seanca çdo javë. Intervistat me prindërit tregojnë se kostoja mujore e trajtimit mund të arrijë në 1,000–1,200 euro, duke e bërë terapinë të paarritshme për shumë familje.

Raporti evidenton gjithashtu se në vitin 2025 numri i përfituesve të pagesës së aftësisë së kufizuar ra nga 2,422 në 2,315 persona, pra 107 përfitues më pak, pa u dhënë një shpjegim zyrtar për arsyet e kësaj rënieje.

Në përfundim, raporti arrin në një konkluzion kritik: Shqipëria e njeh autizmin në nivel administrativ, por ende nuk ka ndërtuar një zinxhir të plotë mbështetjeje gjatë gjithë jetës, nga diagnoza dhe terapia, te arsimi, punësimi, jetesa e pavarur dhe përfshirja sociale.

Video

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Skënder Hitaj: Policia zbatoi ligjin, nuk ka vend për panik.

Zojë Nika, e afërmja e autorit të krimit në Shkodër, ka deklaruar se Shtjefën dhe Bardhe Ziçi njiheshin si një familje e qetë dhe nuk kishin pasur probleme më parë. Ajo u shpreh e tronditur nga ngjarja, ndërsa motivet e vrasjes mbeten ende të paqarta.

Pamjet nga vendi i ngjarjes në Shkodër tregojnë forca të shumta policie dhe grupin hetimor të angazhuar në këqyrjen e zonës ku ndodhi krimi i rëndë në familje. Zona është rrethuar me shirita sigurie, ndërsa ekspertët kriminalistikë vijojnë mbledhjen e provave dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, ku një 64-vjeçar dyshohet se vrau me armë gjahu bashkëshorten e tij 54-vjeçare.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme