Kronika 30 Tetor 2024, 15:26 Nga VNA

Protesta e opozitës, tetë të arrestuar dhe 195 të proceduar

Ndaje në Whatsapp
Protesta e opozitës, tetë të arrestuar dhe 195 të proceduar

Një ditë pas protestës së opozitës mbajtur në rrugët e pesë qyteteve të vendit, Policia e Shtetit ka publikuar edhe masat e marrë ndaj protestuesve. Kështu, bëhet me dije se janë arrestuar 8 protestues dhe proceduar 195 të tjerë. Teksa janë proceduar në gjendje të lirë 16 deputetë. Akuzat që rëndojnë mbi t'a janë disa; që nga  "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe/ose “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit. Policia e Shtetit Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier dhe Lezhë, në drejtimin e prokurorive përkatëse, për dokumentimin e paligjshmërive të kryera gjatë tubimeve të djeshme, në pikat lidhëse të këtyre qyteteve, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, ju informojmë se: -Janë arrestuar 4 shtetas, 3 në Elbasan dhe 1 në Tiranë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe/ose “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Janë referuar materialet në prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 195 shtetas, përkatësisht 92 në Durrës, 36 në Fier, 33 në Tiranë, 20 në Elbasan dhe 14 në Lezhë. Janë shpallur në kërkim 5 shtetas, përkatësisht 3 në Elbasan dhe 2 në Tiranë. -Janë referuar materialet në SPAK, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 16 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë (4 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 3 në Elbasan dhe 2 në Lezhë) dhe për kryetarin e bashkisë Kavajë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Ditën e djeshme, këta shtetas janë grumbulluar në pikat lidhëse të qyteteve Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve. Gjithashtu, disa prej tubuesve kanë lënë automjetet e tyre në rrugë, me qëllim bllokimin e qarkullimit. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin e drejtuesve të automjeteve me të cilat u bllokua qarkullimi, si dhe në drejtimin e prokurorive kompetente, po hetohet për të identifikuar shtetasit e tjerë të implikuar në paligjshmëri gjatë këtyre tubimeve.

Video

Në një punishte në Shkodër, arti shekullor i maskave veneciane merr jetë nga duart shqiptare. Historia e Edmond Angonit rrëfen një rrugëtim mbi 30-vjeçar, nga emigrimi në Venecia te krijimi i mbi 1700 modeleve unike. Maskat e tij kanë kaluar kufijtë, duke u shfaqur edhe në filmin “Eyes Wide Shut” të vitit 1999. Një dëshmi se përkushtimi dhe puna e dorës e kthejnë pasionin në art të pavdekshëm. Burimi: TRT Balkan

Për herë të parë pas 70 vitesh, lumi Danub ka ngrirë plotësisht në Vjenë . Temperaturat ekstreme të ulëta kanë krijuar pamje të rralla dimërore, duke e shndërruar lumin më të madh të rajonit në një panoramë spektakolare akulli. Vala e zgjatur e të ftohtit ka përfshirë Hungarinë dhe gjithë Evropën Qendrore prej ditësh. Siç shihet edhe nga pamjet, Autoriteti i Lumenjve në Vjenë ka ndërhyrë me një anije akullthyese për të hapur një kanal të lundrueshëm, duke garantuar sigurinë dhe qarkullimin e trafikut ujor. Hera e fundit që Danubi ishte ngrirë plotësisht ishte në vitin 1954.

Mesazhi i Salianjit nga Lezha: Bashkimi i demokratëve duhet të jetë i vërtetë dhe jo në funksion të privilegjeve të drejtuesve të PD-së

Kur ti mendon se je duke bërë kompliment

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme