Kronika 30 October 2024, 13:01 Nga VNA

Konflikt mes adoleshentëve në gjimnazin “Shote Galica” përfundon me një të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Konflikt mes adoleshentëve në gjimnazin “Shote Galica”

Një konflikt mes dy adoleshentëve në ambientet e gjimnazit “Shote Galica” në Fushë-Krujë ka përfunduar me një incident të rëndë.

Një 17-vjeçar, i identifikuar me inicialet K.D., është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e motivit që çoi në përleshjen mes dy të rinjve. Ngjarja ka sjellë shqetësim tek nxënësit dhe stafi pedagogjik i gjimnazit, ndërkohë që pritet të merren masa për sigurinë në shkollë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme