Kronika 29 October 2024, 15:46 Nga VNA

Durim Bami autoriteteve në Dubai: Në Shqipëri më rrezikohet jeta, 16 bosë krimi plane për të më vrarë

Ndaje në Whatsapp
Durim Bami autoriteteve në Dubai: Në Shqipëri më rrezikohet

I forti i Niklës, Durim Bami po përpiqet me cdo kusht të shmangë dëbimin nga Dubai në drejtim të Shqipërisë. Ai ka pretenduar pranë autoriteteve në Emiratet e Bashkuara Arabe se në Shqipëri i rrezikohet jeta, për shkak se nga hetimet e autoriteteve ka rezultuar se 16 personazhe të botës së krimit bënin plane për ta vrarë atë. Durim Bami mësohet përmes avokatit të tij ka dorëzuar pranë autoriteteve emrat e personave që kishin qëllim vrasjen e tij. Durim Bami u arrestua për herë të dytë më 21 tetor dhe ende nuk dihet nëse do të dëbohet ose jo drejt vendit tonë, sic u veprua me rastin e Plarent Dervishaj. Në qershor ai u arrestua në Dubai dhe më pas u la i lirë. Durim Bami akuzohet për plane për të kryer vrasjen e ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Ndërsa ish-deputeti dhe emra të tjerë të njohur të krimit, si Ervis Martinaj, Emiljano Shullazi, etj kërkonin kokën e Durim Bamit.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme