Kronika 29 Tetor 2024, 13:43 Nga VNA

Tentoi të vriste me minë te telekomanduar kundërshtarin, “gabimi” që vrau 25-vjecarin Balukja. Përplasja me Renato Cepën për motive banale apo rindezje e përplasjeve në Elbasan

Ndaje në Whatsapp
Tentoi të vriste me minë te telekomanduar kundërshtarin,

Një ngjarje e rëndë e regjistruar sot në Elbasan, ngjan se ka rikthyer hasmëritë dhe përplasjet e forta mes grupeve kriminale në këtë qytet.

Një 25-vjecar i identifikuar si Kristi Balukja mbeti i vrarë nga shpërthimi i një sasie tritoli, të cilën në orën 04.10 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Shënkoll” po e montonte në makinën tip "Volksëagen", në pronësi të Renato Çepa.

Nga hetimet ka rezultuar se mina e telekomanduar shpërtheu, pasi në celularin me të cilën ishte lidhur, mbërriti një mesazh duke bërë aktivizimin. Nga shpërthimi Balukja pësoi plagë të rënda dhe më pas gjeti vdekjen.

Nga hetimet paraprake rezulton se 25-vjecari dhe shënjestra e tij Renato Çepa një vit më parë janë konfliktuar dhe Balukja është dhunuar. Dhe ky dyshohet paraprakisht motivi.

Por, hetuesit po hetojnë edhe të kaluarën e shënjestrës dhe viktimës.

Renato Çepa rezulton të jetë i skeduar për drogë në kuadër të grupit të Emiljano Ramazanit, i ekzekutuar më herët në Elbasan.

Ramazani njihej si një prej njerëzve me të besuar të klanit kriminal të drejtuar nga Franc e Hajdar Copja, vëllezër, organizatë e cila u godit nga SPAK korrikun e këtij viti. Ndaj dyshimet janë se mund të jenë rikthyer përplasjet e ashpër mes grupit kriminal Copja dhe atij të Erjon Alibej, që njihet si kundërshtar i përbetuar i tyre.

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme