Kronika 28 October 2024, 21:20 Nga VNA

Mbërritja e mbetjeve toksike në Durrës, ‘Washington Post’: Anija nuk ankorohet

Ndaje në Whatsapp
Mbërritja e mbetjeve toksike në Durrës, ‘Washington

Mediat ndërkombëtare po i bëjnë jehonë anijes me mbetje toksike që ka mbërritur sot në Portin e Durrësit. Sipas ‘Washington Post’, anija ndodhet një milje larg bregut dhe ende nuk është ankoruar. Ajo transporton gjithsej 2100 ton mbetje toksike, të cilat janë nën sekuestro nga prokurorët shqiptarë.

Gazeta thekson se Jim Puckett, drejtori i Rrjetit të Bazelit me qendër në SHBA, ishte në Durrës gjatë mbërritjes së anijes. Ai u bëri thirrje autoriteteve për transparencë dhe për të marrë mostra nga kontejnerët, duke sugjeruar që këto mostra të analizohet në "laboratorë të ndryshëm paralelisht".

Puckett shprehu shqetësimin se pluhuri toksik mund të ketë ardhur nga filtrat e kontrollit të ndotjes nga një kompani shqiptare dhe se mund të jetë kontrabanduar ilegalisht nga Kosova dhe Gjermania.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme