Kronika 27 October 2024, 19:21 Nga VNA

Konflikt mes fqinjëve përfundon me të plagosur nga goditjet me sëpatë

Ndaje në Whatsapp
Konflikt mes fqinjëve përfundon me të plagosur nga goditjet me

Një konflikt i çastit mes dy fqinjëve në fshatin Torovicë të Lezhës ka përfunduar me një të plagosur, pas përdorimit të sëpatës nga njëri prej tyre. Ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje, ku një prej fqinjëve ka pësuar disa lëndime trupore.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e tij është e qëndrueshme, por ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në trup.

Aktualisht, nuk dihen ende shkaqet e konfliktit që çoi në përshkallëzimin e situatës dhe përdorimin e dhunës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të marrë dëshmitë e të përfshirëve.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme