Kronika 27 Tetor 2024, 16:52 Nga VNA

Ilir Meta si banori i 313-ës. Kërkesa për të shkëmbyer letra, stërvitje dhe mos takuar Kryemadhin

Ndaje në Whatsapp
Ilir Meta si banori i 313-ës. Kërkesa për të shkëmbyer

Ilir Meta është një ndër “banorët” më të rëndësishëm të paraburgimit Jordan Misja ose sic  njihet ndryshe burgu 313 në Tiranë. Për shkak të pozicioneve të rëndësishme që ka mbajtur në drejtimin e vendit, si president, kryeminister, kryeparlamentar dhe disa herë ministër, Meta tashmë nën arrest nën dyshimet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, është duke qëndruar në një sektor të burgut nën masa të posacme sigurie.

Për të është parashikuar një plan i detajuar për të shmangur cdo incident për jetën e ish-kreut të shtetit. Përgjatë këtyre ditëve të qëndrimit, dy prej të cilave në qelinë e observimit, Meta ka kërkuar të lejohet për të dalë në ambjentin sportiv që të ushtrohet në stërvitje. Po ashtu ka kërkuar letra dhe stilolaps, me qëllim që të komunikojë mesa duket për cështje të rëndësishme me djalin e tij Besarin dhe të besuarit e tij në Parti.

Mësohet se ka qenë avokati i tij, Genc Gjokutaj që ka zhvilluar takime me ish-presidentin dhe ka shkëmbyer letrat. Ai ka dërguar letra nga i biri dhe prej andej ka nxjerrë letrat e Ilir Metës. Edhe pse përmbajtjet e letrave mbahen tejet sekret, mesa duket ish-presidenti ka vendosur të komunikojë në këtë mënyrë, për cështje të rëndësishme që lidhen me akuzat, strategjinë e mbrojtjes, por edhe mënyrën sesi do të drejtohet partia e Lirisë gjatë kohës që ai do të jetë në paraburgim. Vec Gjokutajt takim me Ilir Metën ka marrë dhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve i cili sipas procedurës ka komunikuar me të, nëse kishte ndonjë kërkesë apo shqetësim lidhur me qendrimin në qeli. Burimet thanë se Meta nuk ka shfaqur asnjë shqetësim.

Javën e ardhshme SPAK do të firmosë lejen që Ilir Meta të zhvillojë takime me familjarët. Fakt është që kurrsesi ish-presidenti nuk do të pranojë takime me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, e cila po ashtu është nën hetim dhe nën masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme