Kronika 28 October 2024, 09:23 Nga VNA

Kontejnerët me mbetje toksike/ Anija "Molina" mbërrin në Portin e Durrësit

Ndaje në Whatsapp
Kontejnerët me mbetje toksike/ Anija "Molina" mbërrin

Katër muaj pas shpërthimit të skandalit me mbetjet e dyshuara toksike që u eksportuan nga Shqipëria drejt Tajlandës, anija me ngarkesën e kthyer mbrapsht ka mbërritur në Portin e Durrësit. Ngarkesa prej 102 kontejnerësh ndodhej në Singapor në momentin kur u dha alarmi se mbetjet ishin toksike, dhe kompania ndërkombëtare e transportit mori vendimin për kthimin në vendin tonë. Kontejnerët ishin të destinuar për në Tajlandë, por kompania eksportuese Sokolaj shpk nuk kishte marrë autorizim nga vendi pritës dhe dyshohet se analizat që shoqëronin ngarkesën janë të falsifikuara. Ngarkesa u ble nga kompania Sokolaj pranë kompanisë Kurum për shumën prej 41 mijë euro. Më vonë, Sokolaj ia shiti kompanisë simotër të regjistruar në Kroaci për vlerën 141 mijë euro. Prokuroria e Durrësit po heton prej 4 muajsh lidhur me skandalin e mbetjeve të dyshuara toksike, ku jo vetëm Kurum dhe Sokolaj janë të dyshuar, por edhe strukturat shtetërore përgjegjëse të cilat nuk morën masa dhe nuk kontrolluan ngarkesën. Kontejnerët do të hapen tashmë në prezencën e prokurorëve dhe do të merren mostra për analizimin e ngarkesës dhe krahasimin e dokumenteve të dorëzuara nga Sokolaj shpk në doganë, si dhe dokumentacionin shoqërues të ngarkesës.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme