Kronika 29 October 2024, 13:25 Nga VNA

Anija me mbetje toksike, Porti i Durrësit ende pa vendim për ankorimin e anijes

Ndaje në Whatsapp
Anija me mbetje toksike, Porti i Durrësit ende pa vendim për ankorimin

Kapiteneria e Portit te Durrësit ende nuk ka marrë vendim per ankorimin e anijes Moliva e cila ktheu mbapsht nga Turqia 102 kontejneret me mbetje te dyshuara te rrezikshme të kompanisë Kurum qe u eksportuan drejt Tajlandës nga Sokolaj shpk pa marrë miratimin e shtetit prites.

Prokuroria ka firmosur një urdhër sekuestro të kontejnerëve, por ende nuk eshtë zbatuar urdhri sepse anija nuk është ankoruar në Port. Duke mos u shkarkuar kontejnerët nuk mund të merren as mostrat e mbetjeve që të mund të dergohen për analizë. Skandali me mbetjet e dyshuara të rrezikshme prej muajit korrik ka perplasur institucionet. Ndërsa qeveria ka heshtur lidhur me kete ceshtje.

Prokuroria nga ana tjeter ende nuk ka dalë me ndonje konkluzion.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme