Kronika 30 October 2024, 10:34 Nga VNA

Përfundimi i gjyqit “Sky ECC” në Belgjikë/ Kërkohet arrestimi i 58 personave, mes tyre edhe shqiptarë

Ndaje në Whatsapp

Gjykata Penale e Brukselit ka dhënë dënime të ashpra në kuadër të gjyqit “Sky ECC”, që është një nga rastet më të mëdha të trafikimit të drogës në Belgjikë. Në total, janë dënuar 119 persona me dënime deri në 17 vjet burg dhe janë konfiskuar asete me vlerë rreth 60 milionë euro. Gjithashtu, janë dhënë dënime që në total arrijnë në rreth 700 vite burg. Ky proces është pjesë e hetimeve mbi komunikimet e enkriptuara përmes platformës Sky ECC, të cilat autoritetet arritën të deshifrojnë, duke zbuluar rrjetet e trafikut të drogës dhe krimin e organizuar.

Drejtësia belge ka kërkuar gjithashtu arrestimin e 58 personave, të cilët deri tani ishin hetuar në gjendje të lirë.

Dyshohet se këta persona, mes të cilëve shumë shqiptarë, mund të arratisen ose të kryejnë sërish vepra penale.

Një prej drejtuesve, 51-vjeçari shqiptar Eridan M, u dënua me 14 vjet burg (një vit më pak se afati i kërkuar nga Prokuroria Federale). 20 milionë euro nga pasuria e tij janë sekuestruar.

129 të pandehur (124 persona, katër kompani dhe një palë anonime), duke përfshirë shtetas belgë, shqiptarë, kolumbianë, algjerianë dhe francezë, ishin pjesë e disa bandave të drogës që së bashku formuan një rrjet të madh kriminal që mbikëqyrte kontrabandën dhe trafikun e kokainës dhe kanabisit.

Konfiskimet kapin pjesë e fitimeve të nxjerra nga trafikantët kur shesin kokainë dhe kanabis në Evropë, por këto fitime shpesh janë riinvestuar në pasuri të paluajtshme, veçanërisht jashtë vendit. Belgjikës do t’i duhet të rikuperojë paratë nga shitja e ndërtesave.

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme