Kronika 30 October 2024, 14:43 Nga VNA

Arratisja e Arben Ahmetajt/ Nga Zvicra ish zv kryeministri jep dhe merr mesazhe me gazetarët e Euronews

Ndaje në Whatsapp
Arratisja e Arben Ahmetajt/ Nga Zvicra ish zv kryeministri jep dhe merr mesazhe

Arben Ahmetaj mund të jetë vërtet i kërkuar nga organet e drejtësisë, por arratisja në Zvicër duket se i ka dhënë një lloj qetësie. Aq sa, ish-zëvendëskryeministri ndjek edhe programet televizive në Shqipëri, ku jo rrallëherë ai është në qendër të debateve. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë, kur gjatë një emisioni në Euronews, Arben Ahmetaj ka reaguar duke i dërguar një mesazh drejtueses së emisionit për t’i shpjeguar se ai do të vijë një ditë në Shqipëri, por jo për t’u përgjigjur në SPAK. Ky reagim i zotit Ahmetaj erdhi pasi një nga të ftuarit deklaroi se ish-zëvendëskryeministri do të kthehet për të dëshmuar në SPAK.

Në fakt, këto ‘cic-mice’ të të akuzuarve nga drejtësia për korrupsion nga arratia po shndërrohen në normale. Aq sa, në intervistat e fundit të Arben Ahmetajt nuk kanë munguar momentet kur mund të na vinte keq për kushtet e vështira të jetesës në arratinë e Gjenevës për të, pasi në banesën aktuale të tij nuk kishte as kondicioner.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme