Politika 10 October 2025, 17:13 Nga VNA

Shqipëria ndër të parat në arsim… sipas një ankete që mat buzëqeshjen e mësuesit, jo dijen e nxënësit

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria ndër të parat në arsim… sipas një

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e raportit të OECD për rezultatet e TALIS, Anketa Ndërkombëtare e Mësimdhënies dhe të Nxënit, dhe, siç ndodh rëndom, lajmi i mirë erdhi me nota auto-lavdërimi: Shqipëria ndër vendet e para!

Tingëllon bukur, apo jo? Po aq bukur sa “Shqipëria kampione në transparencë”, “Shqipëria pararojë në dixhitalizim”, apo “Shqipëria lider rajonal në inovacion”.

Në këtë rast, si gjithmonë, s’është problem raporti, problemi është interpretimi.

TALIS nuk mat cilësinë e arsimit, as nivelin e dijeve të nxënësve, por perceptimet e mësuesve për punën e tyre. Me fjalë të tjera: mat humorin e arsimtarit, jo njohuritë e nxënësit.

Nëse një mësues në Shqipëri ndihet i lumtur që ia del të mësojë 40 nxënës në një klasë pa ngrohje, pa laboratorë dhe me një rrogë sa një faturë dritash në Europë — OECD thotë “bravo, përkushtim!”

Por realiteti jashtë tabelave të PowerPoint-it është më kokëfortë.

Në Shqipëri ka mësues që përballen çdo ditë me mospërfillje, burokraci, lodhje, dhe prapë gjejnë forcë të buzëqeshin përpara nxënësve.

Kështu që, po, jemi ndër të parët në TALIS, ndoshta sepse dimë të gënjejmë më bukur edhe veten.

Në fund të fundit, siç thotë populli:

“Fshati që duket s’do kallauz.”

Por kur fshati digjet, është pak e vështirë të besosh se drita që sheh është dielli i suksesit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme