Politika 9 October 2025, 22:41 Nga VNA

Fotot me Veliajn dhe Ramën, Florian Binaj rrëfen historitë që fshihen pas tyre

Ndaje në Whatsapp
Fotot me Veliajn dhe Ramën, Florian Binaj rrëfen historitë

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës Florian Binaj në një intervistë për Top Story foli dhe për fotot që qarkullojnë me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, duke sqaruar rrethanat në të cilat janë bërë ato.

“Me Ramën dola në foto në një organizim të FRESSH-it. Në atë periudhë, të gjithë thonin që Rama ishte e vetmja zgjidhje që mund ta shpëtonte vendin. Duke qenë imitues i tij, bëra një skeç dhe më pas ndodhi një moment ku ai më dha një mandarinë. Takimin e fundit me Ramën e kam pasur në vitin 2015; që nga ajo kohë nuk e kam takuar dhe as folur më me të. Ne besonim në atë kohë tek ai, sepse nuk e kishim provuar ende, por më pas u zhgënjeva me atë që ndodhi,” u shpreh Binaj.

Sa i përket fotos me Erion Veliajn, aktori sqaroi se ajo daton rreth viteve 2014–2015, kur Veliaj ishte ende ministër.

“Foton me Veliajn e kam ose në 2014 ose në 2015. Më mori një zonjë që punonte në zyrën e pritjes së moshës së tretë dhe më ftoi në një aktivitet ku shërbeja ushqim për të moshuarit. Ndërsa isha aty, papritur u shfaq Veliaj dhe tha ‘shpejt, një foto’. Nuk e dija që ishte aty, dhe s’e kisha si të reagoja ndryshe. Plus, në atë kohë ai nuk ishte ai që është sot, nuk kishte bërë ende ato që ka bërë më vonë. Pas asaj, nuk kam qenë më kurrë me të,” deklaroi Binaj.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme