Politika 9 October 2025, 22:25 Nga VNA

Florian Binaj: “Nuk do dal në fushatë me Sali Berishën apo me asnjë kryetar partie të opozitës”

Ndaje në Whatsapp
Florian Binaj: “Nuk do dal në fushatë me Sali Berishën apo

“Nuk do dal në fushatë me Sali Berishën dhe me asnjë kryetar partie të opozitës. U kam kërkuar atyre të afrojë grupet e punës. Ata janë mbështetës dhe jo propozues,” – deklaroi kandidati i opozitës Florian Binaj në emisionin Top Story.

Sipas tij, edhe në fletën e votimit emri i tij do të jetë i shkruar si kandidat i pavarur. Gjatë intervistës, Binaj theksoi se nuk ka folur asnjëherë me Sali Berishën, madje as në telefon, duke këmbëngulur se do të mbetet i pavarur.

Ai shtoi se personi i parë që e ka telefonuar dhe mbështetur në nismën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës ka qenë Adriatik Lapaj, kryetari i nismës Shqipëria Bëhet.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme