Politika 10 October 2025, 07:53 Nga VNA

Florian Binaj përballë sfidës së sinqeritetit politik dhe sqarimit pa sqarim për foton me Veliajn

Ndaje në Whatsapp

Florian Binaj ka dalë mbrëmë për herë të parë në një emision televiziv si kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës. Një kandidat ndryshe, me një profil publik dhe me angazhime ku nuk mund të lihej jashtë vëmendjes edhe fakti i fotove të tij me Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Ndërsa për Ramën ai sqaroi se e ka mbyllur “bashkëpunimin” që në vitin 2015, për Veliajn, zoti Binaj deklaroi se fotoja me të daton në vitin 2014-15, kur ai ishte ministër i Çështjeve Sociale. Në fakt, video e Binajt me Veliajn daton pak më vonë, në vitin 2018, ndërsa aktiviteti ndodhet ende online si një angazhim i kryetarit të bashkisë me familjet rome në Shkozë.

Ndoshta Florian Binaj nuk e mban mend mirë datën kur është zhvilluar aktiviteti, por vështirë se Erion Veliajn e ka harruar si kryetar bashkie. Në fund të fundit, nuk ka asgjë të keqe të kesh marrë pjesë në aktivitetet e Erion Veliajt në ndihmë të komunitetit. Si Binaj, ka me dhjetëra apo qindra artistë dhe njerëz të tjerë të njohur që i kanë dhënë një dorë Erion Veliajt në punën dhe propagandën e tij të përditshme.

Florian Binaj përballë sfidës së sinqeritetit politik dhe

Thjesht, kur merr përsipër ta sfidosh atë dhe partinë e tij si kandidat, duhet të jesh i vërtetë dhe i sinqertë për atë që përfaqëson. Përndryshe, Florian Binaj është një djalë i shkëlqyer dhe një artist i mirë, por regjizori këtë herë i ka dhënë për të lexuar në skenë një tekst që nuk i përshtatet me profilin. Ndaj më mirë se të aktrojë një rol që nuk i shkon për shtat, një qytetar i mirë si Flori duhet ti qëndrojë besnik profesionit dhe asaj që di të bëje me mirë. Përndryshe, politika është e mbushur me aktorë të dobët dhe regjizorë të zotë që dinë si ti përdorin ata në skenën politike.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme